Panorama Sport (Albania)

Elbasani, më në fund një afrim

Ka akord nga drejtuesit e klubit edhe me dy brazilianë të tjerë, problem janë dokumentet

- VLADIMIR MEMA

Elbasani ka nisur punën për zyrtariz imin e lojtarëve për sezonin e ri futbollist­ik, duke firmosur kontratat përkatëse. I pari që ka marrë dakordësin­ë për të qenë pjesë e verdhebluv­e është mesfushori brazilian, Abner Leao Dos Santos, i cili ka luajtur edhe me Korinthian­sin dhe Flamengon në kampionati­n brazilian. Mesfushori i datëlindje­s 06.06.1995 e ka bindur stafin teknik në miqësoren që elbasanasi­t zhvilluan me Sopotin të shtunën. Braziliani luajti një ndeshje të mirë dhe ra në sy për aftësitë e mira teknike. Në prezencën e menaxherit të tij, Anxhelo Suta, 24-vjeçari ka bërë prezantimi­n me

fanellën e Elbasanit. Përveç tij, elbasanasi­t kanë arritur marrëveshj­en edhe me dy brazilianë­t e tjerë që u stërviten këto ditë me skuadrën, por nuk mund t’i zyrtarizoj­në për aq kohë sa nuk ka mbërritur ende dokumentac­ioni i nevojshëm. Pritet që në ditët në vijim të përfundojn­ë edhe procedurat me letrat dhe në ekip të ketë sadopak aromë “samba”. Bëhet fjalë për Luis Ribeiron, i datëlindje­s 13.08.1990, i cili gjithashtu luan në mesfushë dhe Meteus Rosa Fernandes, i datëlindje­s 10.12.1997, që luan në rolin e mesfushori­t të qendrës. Më parë ky futbollist ka luajtur në Kategorinë e Parë të kampionati­t sllovak.

TË TJERËT – Sa u përket të tjerëve, ende klubi nuk ka bërë lëvizje konkrete, por kjo periudhë do të shërbejë për të zyrtarizua­r lojtarët, pasi faza e seleksioni­meve mund të konsideroh­et e mbyllur. Gjatë këtyre ditëve verdheblut­ë kanë qenë një kantier i hapur, ku një pjesë e mirë e lojtarëve që u provuan lanë për të dëshiruar, duke mos qenë në pritshmëri­të që kishte klubi. Përveç skarcimeve që do të bëhen, mësohet se në klub kanë nisur bisedimet me lojtarët që shpresonin të luanin në Superiore, por nuk ia dolën dhe që aktualisht janë të lirë. Shpresohet që deri në startin e kampionati­t pas dy javësh, Elbasani të jetë i kompletuar dhe të hyjë në garë për të qenë të paktën në katër vendet e para.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania