Panorama Sport (Albania)

Mërgjyshi: Ky është tregu, tentojmë deri në fund

Kryeqyteta­si lë të hapur mundësinë e ndonjë afrimi tjetër

- BUJAR RAMA

Edhe gati 10 ditë kanë mbetur nga starti i kampionati­t të Kategorisë së Parë dhe Apolonia është në kulmin e përgatitje­ve të saj, jo vetëm për kolaudimin e ekipit, por edhe për plotësimin e organikës me lojtarët e nevojshëm. I vetmi repart i cunguar dhe pa alternativ­a mbetet ai i prapavijës. Është trajneri Artan Mërgjyshi, që prezanton për “Panorama Sport” situatën në skuadrën e tij.

Mërgjyshi, cila është gjendja aktuale e skuadrës suaj? A jeni i kënaqur me ecurinë e deritanish­me?

Mund të them që jam relativish­t i kënaqur dhe është një gjendje e pranueshme për këtë periudhë. Të mos harrojmë oshilacion­et dhe ngarkesat që kemi pasur, lojtarët e paktë që kemi përdorur, ata që kanë qenë në provë, por mendoj se jemi në logjikën e duhur. E përgjithsh­mja është që skuadra po merr formë dhe po krijon një mënyrë të qëndrueshm­e loje. Tani na duhet që pas përgatitor­es së fundit që kemi kësaj të mërkure në Ballsh, të përqendroh­emi te ndeshjet e vërteta. Normal që të gjithë trajnerët do të dëshironin më shumë, por edhe pse nuk jemi të kompletuar në fazën e mbrojtjes, duhet të kënaqemi edhe me kaq. Në fund të fundit, këto janë kushtet e tregut dhe mundësitë. Do të bëjmë maksimumin me këta lojtarë që kemi.

Merkato e cunguar, gjithsesi... Larg pritshmëri­ve dhe pretendime­ve në drejtim të përforcime­ve. “U dorëzuat” për mbrojtjen, apo prisni ndonjë lojtar tjetër këto ditë të mbetura?

Nuk është se ka munguar mbështetja e drejtuesve të klubit në këtë aspekt, ku të gjithë kemi qenë të fokusuar. Merkatoja ndonjëherë sjell mirë e ndonjëherë keq. Kemi testuar shumë lojtarë, por kanë qenë larg kërkesave tona dhe fanellës së Apolonisë. Kemi punuar me kujdes në këtë drejtim, duke marrë ndoshta edhe jo pak risk, por këto kushte na ofroi tregu dhe për arsye të ndryshme nuk u arritën marrëveshj­et me ata që kemi dashur. Përforcime? Po, do të shohim deri ditën e fundit të merkatos, sidomos për mbrojtjen, pa përjashtua­r ndonjë goditje cilësore të mundshme. Po tentojmë, jemi ende në bisedime, por pa gjë konkrete.

Jeni dalluar si trajner që

aplikoni lojën e shpejtë dhe me karakter sulmues. Jeni i kënaqur me repartin ofensiv?

Akoma jo, ndonëse kemi bërë progres dhe kemi korrigjuar shumë mekanizma. Më parë ishim më të ngadaltë dhe gati “akademikë” në manovrën sulmuese, tani jemi më të drejtpërdr­ejtë dhe më të shpejtë. E kemi shfaqur në miqësoret e zhvilluara, ku jemi munduar të kontrolloj­më lojën duke ushtruar presion te kundërshta­ri dhe kemi bërë mirë deri diku. Krijojmë raste dhe kjo është e rëndësishm­e, por ajo që duhet përmirësua­r është pikërisht finalizimi. Me përmirësim­in e gjendjes fizike, edhe gola do të shënojnë më

shumë, kam besim. Presim që Branica të arrijë formën optimale. Është një lojtar me shumë cilësi, e njeh mirë portën dhe shton konkurrenc­ën, pa harruar Gjatën, Mihanën dhe Sharavolli­n, që na krijojnë optimizëm për ofensivën tonë, edhe pse u duhet ende punë për të kapur më të mirën e gjendjes së tyre.

Harizaj, Sota, Smaçi, Mehmeti, Omeri, Zoga, Mihana, Gjata, Kumani, Krasniqi etj., shumë të rinj në skuadër. A ju japin siguri?

Mund të them që të rinjtë janë ata që japin besim e dinamikë, stërviten mirë, kanë dëshirë, por ndonjëherë është ajo shprehja e njohur popullore:

“Mbyten me një pikë ujë”, që do të thotë se kanë nevojë për lojtarë të eksperienc­ës, që e mbajnë situatën në dorë gjatë ndeshjeve vendimtare. Nuk më trembin të rinjtë, por kampionati është tjetër gjë dhe ende duhet të rriten në lojë dhe në karakter. Besoj që me entuziazmi­n dhe dëshirën që shfaqin, do t’i kalojnë mangësitë që kanë dhe do të përmirësoh­en në menaxhimin e situatave të ndryshme të lojës.

A mund të flasim në këto momente se cilat mund të jenë objektivat minimale dhe maksimale të Apolonisë për këtë sezon?

E mira do të ishte të më pyesnit para fillimit të kampionati­t. Gjithsesi, edhe po nuk patëm përforcime të tjera në grup, do të jemi ekip që do të pretendojm­ë seriozisht. Nuk themi se do të jemi patjetër dominantë, por do të luftojmë për Superligën.

Ju ka mbetur ndonjë peng në merkaton e kësaj vere?

(Qesh paksa hidhur). Mos më ngacmoni në këtë pikë. Kam disa, por nuk dua të përmend emra.

Ku do të dëshironit ta luanit ndeshjen e parë të sezonit të ri, në Fier apo në transfertë?

Edhe pse nuk e kemi gati stadiumin tonë, për shkak rikonstruk­sioni, do të dëshiroja ta luanim ndeshjen e parë në fushën tonë, në mjediset e Akademisë. Por ekipi është mësuar me transferta, kini parasysh që gjatë kësaj vere vetëm një miqësore kemi zhvilluar në Fier.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania