Panorama Sport (Albania)

Junajtid, kriza në sulm tërbon Solskjaeri­n

Mata: Duhet t'i "vrasim" ndeshjet, nuk na lejohen më hapa falsë

-

Ole Gunar Solskjaer është shumë i irri tuar me sulmuesit e tij, Markus Rashford dhe Antoni Marsial. Kjo, pasi dy sulmuesit kanë shënuar shumë pak gola në ndeshjet e para të kampionati­t. Junajtid u ndal në barazim 1-1 në fundjavë ndaj Sauthempto­nit pasi nuk arriti të shfrytëzon­te siç duhet rastet e krijuara. Trajneri norvegjez duke se nuk është aspak i kënaqur me momentin negativ që po kalojnë sulmuesit e tij që duket se kanë humbur nuhatjen. Me Marsialin të dëmtuar, anglezi Rashford nuk arriti të shënonte emrin në listën e golashënue­sve. Sipas mediave angleze, trajneri është detyruar të zhvillojë një stërvitje të posaçme për të rritur perfomancë­n e sulmuesve përpara portës. Kujtojmë që Mançester Junajtid largoi dy sulmuesit e saj më të mirë te skuadra e Interit, Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez. I pari u ble përfundimi­sht nga zikaltrit dhe deri tani ka shënuar 2 gola në dy ndeshje me italianët, duke u konfirmuar një vrasës përpara portës. Sançez do të luajë një sezon në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Interi. Në ndeshjen e fundit ndaj Kaljarit në transfertë, kiliani qëndroi në pankinë, duke mos u aktivizuar, pasi kishte vetëm 48 orë që kishte mbërritur në Milano dhe trajneri Antonio Konte u shpreh se ai nuk është ende gati. Tifozët e Junajtidit gjithashtu kanë reaguar me komente kundër drejtuesve të klubit, pasi këta të fundit jo vetëm që larguan dy sulmues,

por nuk arritën të transferon­in asnjë të tillë, duke shpresuar te lojtarët e talentuar të akademisë. Sipas tyre, skuadra do ta ketë të vështirë të kualifikoh­et në Champions për sezonin e ardhshëm. Solskjaer ka pasur një takim me Edvudin, drejtorin teknik të anglezëve, ku i ka

kërkuar një përforcim në merkaton e dimrit ku, sipas trajnerit, është edhe pika më e dobët e skuadrës.

MATA JEP ZGJIDHJEN

Mesfushori spanjoll, Huan Mata, u shpreh se skuadra duhet të tregohet më cinike dhe të mbyllë takimet sa më shpejt.

"Barazimi në ndeshjen e fundit ishte shumë zhgënjyes. Edhe pse zhvilluam një ndeshje të mirë, nuk arritëm të dilnim me tri pikë nga fusha e lojës. Duhet t'i 'vrasim' ndeshjet dhe të mos i lejojmë kundërshta­rit të na vërë në vështirësi", u shpreh spanjolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania