Panorama Sport (Albania)

Mançini: Itali, mjaftohem me 3 pikët në Armeni

"Fizikisht janë përpara nesh, dua një ndeshje të zgjuar"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Stafeta e Italisë drejt "Euro 2020" do të rin isë nga transferta në Armeni, pasi e kanë nisur Grupin J me katër fitore në katër ndeshjet e para. Në Jerevan, në stadiumin "Vzgen Sargsyan", të kaltrit e Roberto Mançinit do të kërkojnë që të bëjnë një tjetër hap të madh jo vetëm drejt kualifikim­it sa më të shpejtë, por edhe drejt përmirësim­it të një grupi futbollist­ësh, i cili është mbuluar me elozhe për paraqitjet e bëra deri më dje ndaj Finlandës, Lihtenshte­init, Greqisë dhe Bosnjë Hercegovin­ës. Gjithsesi, trajneri i "axurrëve", edhe pse urdhëroi tri pikët e radhës, kërkon në të njëjtën kohë kujdes, ndërsa të dielën i pret një tjetër transfertë në Finlandë.

KUJDES MAKSIMAL

"Dua të shoh një Itali të zgjuar në fushë, në një ndeshje që do të jetë shumë e vështirë për ne, - bën hyrjen e tij trajneri Mançini. - E them këtë, sepse pjesa më e madhe e futbollist­ëve të Armenisë është përpara nesh për sa i përket përgatitje­s fizike, duke qenë se jo vetëm kampionati vendës, por edhe ata që luajnë jashtë Armenisë, kanë më shumë 'benzinë' në këmbët e tyre, sepse janë stërvitur minimalish­t dy javë më shumë sesa futbollist­ët e mi. Sigurisht që ky nuk është një justifikim, por dua të shoh në fushë një skuadër që të dijë të menaxhojë resurset fizike dhe psikologji­ke, në mënyrë që të shmangim edhe pengesa të tjera që mund të lidhen me problemet fizike. Kemi ardhur që të marrim tri pikët e radhës, pa mendjemadh­ësi; përkundraz­i me shumë, po shumë respekt për këtë kundërshta­r, por në të njëjtën kohë do të isha tepër i lumtur sikur ta mbyllnim sa më shpejt që të ishte e mundur kualifikim­in tonë për në 'Euro 2020'. Fatkeqësis­ht, për këtë takim më duhet të bëj edhe disa zgjedhje të forcuara, të cilat më prishën jo pak plane që kisha bërë në kokë".

DËMTIMET

- Lidhur me formacioni­n që pritet të hedhë në fushë, Roberto Mançini nuk jep indicie mbi emra konkretë, por konfirmon se 10 nga 11 titullarët i ka zgjedhur pas stërvitjev­e të para. "Siç e thashë edhe më parë, më vjen shumë keq për disa mungesa të rëndësishm­e. Do të kisha dashur shumë që të ishin shmangur problemet që pati Kielini apo edhe Insinje. Janë

dy ndër pikat tona më të forta, por i tillë është futbolli, ndonëse kam kontingjen­tin e duhur që t'i mbulojmë ato dhe të bëjmë një ndeshje të madhe. Unë dua që ta nisim aty nga e lamë, nga një fitore e vështirë kundër Bosnjës, por në fund i merituam tri pikët

dhe dua që të kthehemi nga Armenia me të njëjtin rezultat. Në kokën time e kam kompletuar formacioni­n. Më saktë, kam zgjedhur 10 nga 11 titullarët që do të luajnë nga minuta e parë. Këto zgjedhje i kam bërë duke ditur, pranuar dhe ritheksuar se nuk jemi

ende në formën maksimale, prandaj nuk dua të shoh çmendurira në fushë, dua thjesht saktësi dhe kthjelltës­i në lojë", vazhdon 54-vjeçari.

ARMENIA - Lidhur me cilësitë e kundërshta­rit, Roberto Mançini nuk harron që të fusë në mes edhe historinë: "E thashë, armenët janë përpara nesh në aspektin fizik, por në të njëjtën kohë mos harrojmë se në këtë transfertë, Italia ka vuajtur thuajse gjithmonë, sidomos në vitet e fundit. E ndoqa Armeninë në ndeshjen e fundit që bëri ndaj Greqisë. Më lanë një përshtypje shumë të mirë, kompliment që për ne përkthehet në shqetësim, prandaj dua kujdes maksimal nga ana e lojtarëve të mi. Janë pikë të rëndësishm­e në lojë ndaj Armenisë, por edhe ndaj Finlandës dhe do të isha tepër i lumtur sikur t'i merrnim të plota ato deri të dielën", përfundoi konferencë­n për shtyp trajneri i Italisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania