Panorama Sport (Albania)

Lerda start si Gega, por Partizani merr të kuq sa për 1 vit

Vjet morën 2 të kuq në 36 javë, ekipi vlen 6 milionë €

- ADELA MERKO

Partizani nuk e ka ni sur në perfeksion këtë sezon, e megjithatë vend për ta bërë dramë nuk ka. Mjafton të kujtojmë se edhe një vit më parë, pas 270 minutash kishin marrë vetëm 6 pikë. Nëse me këtë nisje vjet dolën kampion, pa diskutim që edhe këtë herë shanse kanë. Ajo që të bën përshtypje është ecuria e skuadrës së Franko Lerdës, e cila është një “fotokopje” e asaj të Skënder Gegës. Rezultat dhe golavarazh identik, por rastësia thellohet kur sheh se në javën e 4t ndeshen me të njëjtin kundërshta­r. Ashtu si vjet, edhe këtë herë përballen me Laçin. Ndaj, nëse italiani kërkon që ta parakalojë tropojanin, ka vetëm një zgjidhje: ta mposhtë ekipin e drejtuar nga “Bobi”. Me të kuqtë nuk e kanë nisur fare mirë, pasi janë ndëshkuar sa për gjithë vitin.

Këto edhe të tjera janë disa nga të veçantat që ka përzgjedhu­r “Panorama Sport” në këtë fillim kampionati.

TITULLARËT - 17 lojtarë të aktivizuar nga Franko Lerda në tri javët e para të Kategorisë Superiore, por vetëm 4 futbollist­ë kanë rezistuar 270 minuta në fushë, më konkretish­t: Alban Hoxha, Egzon Belica, Deian Boldor dhe Lorenc Trashi.

TË HUAJT - Pakësohet stresi për trajnerin italian pas largimit të Tijah Jaiteh, Emanuel Mensah dhe Lukas Kardosos; kanë mbetur vetëm 6 të huaj te Partizani. Deian Boldor, Uilliam Melo, Aristotele­s Romero, Brajan Braun, Jozef Ekuban dhe Theofilus Solomon do të garojnë për 4 vende në 11-she, për të respektuar rregullore­n e FSHF-së. E thënë ndryshe, dy prej tyre

e kanë tashmë stolin e sigurt.

DEBUTIMET - Tetë lojtarë nuk kanë marrë asnjë minutë, ndërkohë presin që të debutojnë blerjet e reja Amir Bilali dhe Jozef Ekuban.

REKORDI - Gjashtë të verdhë dhe dy të kuq. Partizani nuk e ka nisur fort mirë vitin dhe sidomos Theofilus Solomon. Kanë marrë të kuq sa për një sezon të tërë. Nëse vjet për 36 javë morën në total vetëm dy të kuq, këtë herë e thyen rekordin për 270 minuta. Sezonin e kaluar u detyrua ta mbyllte një ndeshje para kohe Lum Rexhepi (pas dy të verdhëve) dhe Lorenc Trashi me të kuq direkt.

“FOTOKOPJA” - Partizani i Franko Lerdës, si ai i Skënder Gegës. Start identik në tri javë. Edhe vjet kishin 6 pikë pas humbjes në javën e parë me Skënderbeu­n, gjenin kthesën me dy fitore minimale (1-0) ndaj Kamzës dhe Kastriotit. Këtë edicion, pasi u

mundën nga Kukësi, ia dolën po minimalish­t me Luftëtarin dhe Flamurtari­n. Edhe golavarazh­i është gjithashtu një fotokopje, janë shënuar 2 gola dhe është pësuar 1. Rastësia bën që, ashtu si kampionati­n e fundit, java e 4-t t’i vendosë përballë Laçit. Nëse ekipi i Gegës barazoi pa gola më 16 shtator, mbetet për t’u parë si do të dalë formacioni i drejtuar nga Lerda fundjavën tjetër.

VLERA - Partizani është ekipi me vlerën më të madhe në treg sa i përket Kategorisë Superiore. Ndonëse ka qenë më i kujdesshëm me afrimet këtë verë, sipas portalit të specializu­ar për vlerën e lojtarëve, “transferma­rkt”, vazhdojnë të jenë më të shtrenjtët. Plot 6.35 milionë euro vlejnë “demat”, ndërsa “ylli” i skuadrës mbetet sulmuesi Jurgen Bardhi me 600 mijë euro dhe pas tij është braziliani Uilliam Melo me 475 mijë euro.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania