Panorama Sport (Albania)

Reja jep porositë e fundit, skicohet sulm “gjigantësh”

Cikalleshi-Balaj, balotazhe në çdo repart për titullarët

- LEONIDHA MUSAJ

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, kërkon një skuadër me përvojë dhe të fortë fizikisht në përballjen e së shtunës me Francën. Ai ka krijuar një ide të përgjithsh­me se kush do të jenë lojtarët mbi të cilët do të mbështesë planet e tij për dy përballjet e radhës. Në prag të seancës së fundit (dje pasdite) që kuqezinjtë zhvilluan në ambientet sportive të kompleksit stërvitor, Reja u kërkoi përgjigje të sinqertë lojtarëve nëse ata janë gati të fluturojnë drejt Parisit sot paradite apo të mos e llogariste kontributi­n e tyre. Kuqezinjtë iu përgjigjën njëzëri: "Jemi gati mister", përfshi këtu edhe dy të lënduarit Memushaj dhe Veseli. Memushaj është plotësisht gati, ndërsa për mbrojtësin duhet pritur akoma për të dalë në përfundime.

POROSITË

Trajneri Reja, me shumë të drejtë, u trembet kampionëve të botës në shumë aspekte dhe për këtë arsye porositi lojtarët të jenë të kujdesshëm në çdo moment. Ai u kërkoi futbollist­ëve të jenë të vëmendshëm dhe të mos nënvlerëso­jnë asnjë episod, pasi francezët mund të përfitojnë në çdo formë dhe i ndëshkojnë. "Duhet të jemi të përqendrua­r, të freskët fizikisht dhe mendërisht. Duhet të vlerësojmë çdo moment dhe nuk duhet të nënvlerëso­jmë asnjë episod. Ata janë të rrezikshëm në çdo pikëpamje. Mund të na godasin edhe me dinakëri. Nuk duhet të gjendemi zbuluar në prapavijë, prandaj kemi menduar të luajmë me shumë lojtarë prapa dhe të ngjeshur me njëritjetr­in. Në goditjet standarde, mos u përfshini në panik. Secili mbulon lojtarin që i është caktuar, pavarësish­t lëvizjeve të tyre në zonë. Nëse i zbatojmë mirë këto manovra që kemi mësuar gjatë këtyre ditëve, do të shkojë gjithçka mirë. Prandaj, ju dua 100% të fokusuar", theksoi ndër të tjera Reja përpara nisjes së seancës stërvitore të pasdites së djeshme.

TITULLARËT

Edhe pse ka ende kohë në dispozicio­n për të vendosur rreth 11 lojtarëve që do të hedhë në fushë nga minuta

e parë, Reja dhe stafi teknik kanë krijuar një ide të përgjithsh­me mbi 11-shen titullare. Kjo, e nënkuptuar nga provat që kanë bërë nga stërvitja e së hënës deri dje. Teksa është njohur me formën fizike të gjithsecil­it prej lojtarëve që ka grumbullua­r për këto dy ndeshje, me Francën dhe Islandën, trajneri i kuqezinjve ka seleksionu­ar disa prej titullarëv­e. Italiani e di shumë mirë që në ndeshje të tilla përballë kampionëve të botës shërben shumë përvoja. Pritet që në

portë të startojë Strakosha, me çfarë është punuar gjatë këtyre ditëve, por nuk thuhet aspak me siguri, pasi të njëjtat shanse ka edhe Berisha, i cili vjen pas dy javëve i përzgjedhu­r në formacioni­n ideal të Serisë A. Në qendër të mbrojtjes do të vendosë kapitenin Mergim Mavraj, i cili do të mbështetet nga Gjimshiti dhe Ismajli. Përkrah treshes së qendrës në vijë të drejtë, do të aktivizohe­n Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër. Në mesfushë pritet të vendosen GjasulaXha­ka-Abrashi.

SULMI

Ndërsa në sulm ka balotazh të plotë mes katër sulmuesve. Balaj duket sikur është një hap përpara të gjithëve, por nuk ka zbuluar akoma partnerin e tij në sulm mes Manajt, Uzunit dhe Cikalleshi­t. Ky i fundit gjithashtu është paraqitur në formë gjatë stërvitjev­e, ndaj mund të ketë edhe një dyshe "gjigantësh" në vijën e parë përballë Francës. Megjithatë, duhet theksuar se deri më tani vetëm Mavraj, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj dhe Lenjani kanë siguruar, por jo hipotekuar vendin e titullarit, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve janë ende në balotazh mes njëritjetr­it. Italiani do të vendosë vetëm pak orë para ndeshjes rreth titullarëv­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania