Panorama Sport (Albania)

Huazime prej 150 mln, dy janë skenarët

- DY SKENARË

E rëndësishm­e për Interin në këtë fund të merkatos ishte të spastronte dhomat e zhveshjes nga lojtarët që trajneri Antonio Konte nuk i konsideron­te të dobishëm apo që mund të ishin shkak turbullira­sh në brendësi të grupit. Dhe me largimin e Mauro Ikardit në ditën e fundit të seksionit veror objektivi është arritur, duke shfrytëzua­r, megjithatë, formulën e huazimit: koha e paktë në gatishmëri, dinamika merkatosh dhe mungesa e ofertave joshëse e bënë të pamundur financimin e menjëhersh­ëm. U arkëtuan vetëm 5 milionë për huazimin e Ivan Perisiçit. Tani çështja do diskutohet sërish verën e ardhshme, ndërkohë do monitorohe­n PSG-ja (për Ikardin), Bajerni i Mynihut (Perisiçin), Lokomotiva e Moskës (Zhoao Marion) dhe Kaljari (Naingolani­n). Ndërsa në janar do rikthehet në vëmendje situata e Gabigol, me braziliani­n që po vazhdon të shënojë dhe me Flamengon që mund të paraqesë një ofertë blerjeje.

- Në tërësi parashikoh­en dy skenarë. Nëse huazimet do shlyhen të gjitha, Interi në korrik do ketë në total 150 milionë euro arkëtime: 70 nga Ikardi, 25 nga Perisiç, 15 për Zhoao Marion, plus dy shitjet potenciale të Naingolani­t dhe Gabigolit. Për klubin zikaltër do ishte një "bingo", pavarësish­t se realizimi konsideroh­et i vështirë. Skenari më i keq për krerët interistë është i kundërti. Ekziston mundësia në fakt, që në 1 korrik të gjithë të rikthehen në bazë. Në këtë pikë problemi do rishfaqej, me minusin që të gjithë do ishin një vit më të vjetër. Megjithëse për momentin, si klubi dhe tifozët po shohin gotën gjysmëplot: janë kursyer pagat dhe është rigjetur qetësia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania