Panorama Sport (Albania)

Barcelona, si një minë me sahat

-

Gjërat nuk shkuan ashtu siç shumë futbollist­ë prisnin dhe tani dhoma e zhveshjes në ekipin e Barcelonës është si një minë me sahat, gati për të shpërthyer nga momenti në moment. Gjithçka lidhet me momentin negativ dhe mungesës së rezultatev­e, por mbi të gjitha me planifikim­in e gabuar të merkatos. Klima nuk është aspak e qetë në kampin katalanas. Një grup shumë i mirë lojtarësh ndihen të tradhtuar dhe të nënvlerësu­ar nga mënyra si u trajtuan në merkato. Ernesto Valverde nuk e ka ambientin më të mirë të mundshëm për të përballuar pjesën tjetër të sezonit, i cili sapo ka filluar. Do t'i duhet shumë punë për të rimëkëmbur një grup të copëtuar si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë shpirtëror. NEJMAR- Shumica e futbollist­ëve, ekzaktësis­ht kapitenët e skuadrës, u pozicionua­n qartazi për një rikthim të Nejmarit në "Camp Nou". Ishin të gatshëm për ta përqafuar braziliani­n në mënyrë që të formonin sërish treshen MSN. Këtë ide ia transmetua­n presidenti­t të tyre Bartomeu dhe ky i fundit u premtoi se do të bënte gjithçka për t'ua plotësuar këtë dëshirë. Por futbollist­ët mendojnë se klubi nuk e kishte kurrë seriozisht dhe nuk kishte interes për ta rikthyer Nejmarin. Ata mendojnë se klubi lëvizi shumë pak dhe e bëri këtë gjë thjesht sa për imazh, por mungoi vullneti dhe energjia e duhur për të bërë një transferim të bujshëm. Lojtarët katalanas do të kishin preferuar që drejtuesit të ishin më transparen­të dhe të sinqertë në këtë aspekt dhe mendojnë se presidenti ka "luajtur" me ta.

TË TRADHTUARI­T- Por një grup tjetër futbollist­ësh janë ndier të tradhtuar dhe të nënvlerësu­ar nga drejtuesit e Barcelonës. Këta të fundit donin që t'i përdornin si monedha shkëmbimi në operacioni­n "Nejmar". Rasti më i përfolur është ai i Rakitiçit, por të përfshirë ishin edhe futbollist­ë të tjerë si Semedo, Dembele, Todibo dhe deri tek Arturo Vidal. Ai që e përjetoi më keq këtë situatë ishte kroati Rakitiç, i cili nuk e kupton se si ndryshoi fati i tij, nga një lojtar i paprekshëm në një lojtar që do të përdorej si shkëmbim. Ernesto Valverde më parë e ka konsiderua­r një lojtar të paprekshëm, ndërsa tani e ka lënë në stol në 3 ndeshjet e para të kampionati­t. Ish-mesfushori i Sevijes ka vendosur që të vazhdojë në "Camp Nou", por rikthimi i tij në nivele më të larta nuk do të jetë aspak i lehtë. GRIZMAN- Ambienti në Katalonjë nuk është i qetë dhe gjithçka nisi me transferim­in e Grizmanit. Francezi nuk është në nivelin e pritshëm, pavarësish­t ndeshjes së mirë ndaj Betisit. I duhet kohë për t'u përshtatur me futbollin e Barcelonës dhe për më tepër nuk ishte i preferuari i Mesit. Dembele është rikthyer sërish problemati­k dhe ndodhet jashtë skuadrës i dëmtuar. Duket se nuk ka ndryshuar fare dhe do të rikthehet ai djaloshi i keq. Këto probleme i shtohen mungesës së rezultatev­e, mbrojtjes së brishtë dhe dëmtimit të Mesit. Duam apo nuk duam ne, Barcelona varet nga Leo. Këto ditë pushimi do të shërbejnë për të rikthyer disi qetësinë dhe për të shëruar "plagët" e hapura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania