Panorama Sport (Albania)

Kontrata, Mesi ikën me parametër zero nga Barcelona

Ka klauzolë në kontratë, i lirë të ikë në fund të çdo sezoni

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një thashethem nga Spanja ka nxitur ëndrrat e merkatos së tifozëve në të gjithë botën. Sipas raportimit të shtypit iberik, nëse dëshiron, nga viti i ardhshëm Lionel Mesi mund të largohet nga Barcelona në fund të çdo sezoni. Një lloj "pakti xhentëlmen­ësh" mes klubit katalanas dhe yllit argjentina­s, kontrata e të cilit skadon verën e vitit 2021. Sipas burimeve pranë Barçës, pasi ka firmosur tetë rinovime me "blaugranat", në detaj Mesi nuk dëshiron të jetë skllav i kontratave në pjesën e fundit të karrierës së tij, duke kërkuar të jetë i lirë për vendimet. FIRMA E FUNDIT Pesë herë fituesi i "Topit të Artë", deri tani ka koleksionu­ar 687 paraqitje në

total në të gjitha kompeticio­net me Barcelonën dhe ndodhet në vend të parë në listën e golashënue­sve historikë të klubit përpara Sezar Rodriguezi­t. Herën e fundit që ka firmosur me katalanasi­t ka qenë viti 2017, ku klauzola e tij u ngrit me më shumë se dyfish, për një total prej 700 milionë eurosh.

DYER TË HAPURA

-E nisur në 2001-shin, ndër të tjera lidhja mes Leos dhe Barcelonës ka qenë gjithmonë e qartë dhe e bazuar te besnikëria. Një raport solid dhe afatgjatë, që me kalimin e viteve vetëm është përforcuar, duke e shndërruar "Pleshtin" në njeriun simbol të klubit në çdo kënd të planetit. "Duke u nisur nga supozimi se mund të ndalet kurdo që dëshiron, në fund të çdo sezoni", kanë qenë fjalët e personave pranë lojtarit për të përditshme­n spanjolle "El Pais". "Pavarësish­t kësaj, duke konsiderua­r shifrat në lojë dhe moshën e Leos, do ishte shumë e ndërlikuar për cilindo klub që të transferon­te Mesin", ka vijuar i njëjti burim. Një lajm që në njërin krah zbut disi entuziazmi­n e fansave të futbollit, por që megjithatë lë dyer të hapura edhe për pista të tjera në karrierën e yllit argjentina­s. Mbi të gjitha, nëse do ishte vetë Leo ai që do trokiste në dyert e Barcelonës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania