Panorama Sport (Albania)

Duro kthehet sërish drejtor, Luftëtari do trajner të ri

Presidenti Halilaj: Kemi disa kandidatur­a, së shpejti vendosim për teknikun e ri

- TOMOR SHEHU

Luftëtari në kërkim të trajnerit të ri. Klodian Duro, i ardhur në kushte emergjence një ditë para ndeshjes hapëse të kampionati­t, atë kundër Tiranës, nga dje do rikthehet në pozicionin e drejtorit teknik. Duro, i cili drejtoi Luftëtarin në kushtet e emergjencë­s pas largimit të Klevis Dalipit, e ka marrë vendimin pas ndeshjes miqësore me skuadrën greke Panahaqi. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, elbasanasi sqaroi gjithçka që ka të bëjë me këtë vendim të tij. “Që pas ndeshjes miqësore me Panahaqin e Patrës, u ulëm me drejtuesit dhe biseduam lidhur me të ardhmen e

skuadrës së Luftëtarit. Mora përsipër drejtimin e ekipit në një moment të vështirë. Presidenti më kërkoi të ulesha në stol pas dorëheqjes së Dalipit dhe të gjendur në këto kushte, nuk kishim kohë për të gjetur një trajner të ri. Rrjedhimis­ht, bashkë me detyrën e drejtorit teknik mora përsipër të drejtoj skuadrën si trajner. Javët e ngjeshura të kampionati­t na

e vështirësu­an shumë marrjen e rezultatev­e pozitive dhe pavarësish­t këtij fakti, bëmë gjithçka që ekipi të harmonizoh­et dhe të marrë formën e plotë. Roli im është drejtor teknik dhe nisur nga ky pozicion, besoj se kemi krijuar një staf teknik. Jam drejtor teknik i klubit dhe në këtë pjesë më duhet të jem aktiv, që duke filluar nga kjo javë (ndeshja me Flamurtari­n) të marrim rezultat pozitiv. Shumë shpejt do të vendosim për emrin e trajnerit të ri. Të gjithë si staf do punojmë që Luftëtarin ta çojmë aty ku e meriton të jetë. Potenciale­t dhe kushtet e ofruara nga presidenca janë të duhurat, që Luftëtari të jetë konkurrues i denjë në garën e re futbollist­ike”, u shpreh Duro. PRESIDENTI

Numri një i bluzinjve, Bekim Halilaj, i kontaktuar nga “Panorama Sport” lidhur me ndarjen e Klodian Duros me Luftëtarin si trajner, u shpreh: “Po, është e vërtetë. Duro nuk do jetë më trajner i skuadrës, por është pjesë e padiskutue­shme e Luftëtarit si drejtor teknik. Duro ka aftësinë dhe kapaciteti­n e duhur për të ndihmuar skuadrën në çdo moment, çka do të thotë se mbetet pa dyshim njeriu që i duhet Luftëtarit. Sa i takon emrit të trajnerit të ri, kemi shumë kandidatur­a në tavolinë, por mbetemi në pritje të kompletimi­t të stafit teknik shumë shpejt. Gjithçka do mësohet së shpejti dhe Luftëtari do jetë konkurrues i denjë në garë, pavarësish­t nisjes jo të mirë në sezonin aktual”, përfundoi Halilaj. Përsa i përket stolit të Luftëtarit, orët e fundit është lakuar rikthimi i Julian Ahmatajt, por nuk përjashtoh­et mundësia e emërimit të një trajneri të huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania