Panorama Sport (Albania)

Manual nga De Biazi: Shqipëri, ja si ndalen kampionët e botës

“Na mungon një goleador, besoj tek... Europiani i dytë”

-

Cikalleshi mban pezull formacioni­n, Hysaj: Duam pikë në Francë

Shqipëria ka mbërri tur në Francë dhe in teresimi i mediave më prestigjio­ze franceze është përqendrua­r te mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj. Revista “France Football” e ka prezantuar lojtarin e linjës së djathtë si kapitenin e Shqipërisë, ndonëse shiriti pritet që të jetë në krahun e Mërgim Mavrajt për këtë duel. “Ne duam rezultat pozitiv, nuk vijmë këtu për të humbur. Franca është Francë, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner do të tregojmë vlerat tona. Ne vijmë këtu me idenë për të marrë pikë, një ose tre, me lojë të mirë dhe duke fituar terren. Sigurisht që do të përballemi me një ekip më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”, theksoi 25-vjeçari. INTERVISTA

Shkodrani ka dhënë edhe një intervistë para gazetarëve të prestigjio­zes “AFP”, teksa është ndalur më gjatë për të treguar optimizmin që mbizotëron në kampin kuqezi përpara përballjes me kampionët e botës.

Çfarë i mungon Kombëtares shqiptare?

Shënimi... Vetëm golat mungojnë, sepse në ndeshjet e mëparshme kemi treguar se jemi të aftë për të luajtur mirë. I jemi afruar shumë golit, por nuk kemi realizuar edhe për mungesë të fatit. Megjithatë, për të arritur te goli, shanset duhen krijuar. Na mungon një sulmues, një goleador. Por së fundmi sulmuesit tanë kanë shënuar në skuadrat e tyre dhe shpresojmë që të arrijnë të realizojnë edhe me Kombëtaren.

Europiani 2016, çfarë kujtoni nga sfida me Francën?

Ishte një eksperienc­ë e paharruesh­me. Unë vërtet mendoj se ne do ta përjetojmë sërish atë ndjesi. Kemi një skuadër të mirë dhe futbollist­ë që stërviten fort dhe punojnë shumë. shumica prej tyre janë në skuadra të mëdha në Europë. Të gjithë e ëndërrojmë që të ndodhë sërish ajo gjë.

Pse janë kaq pak shqiptarë si ju, pra që nuk luajnë në një ekip të madh?

Është shumë e vështirë, sepse shqiptarët konsideroh­en ekstrakomu­nitarë dhe për të tillë lojtarë ka shumë pak vende. Për shembull,

njësoj siç ndodh me afrikanët. Duhet të kenë cilësi të jashtëzako­nshme për të gjetur hapësira. Ama, unë besoj se futbollist­ët shqiptarë nuk i kanë parë dhe se do të arrijmë që të tregojnë aftësitë e tyre në vazhdim. Kam besim se shpejt do

të ketë shqiptarë në klubet më të mira. Sidomos në mesfushë, kemi futbollist­ë premtues dhe na pret një e ardhme e ndritshme. E përsëris që për ekstrakomu­nitarët ka shumë pak hapësira dhe ne duhet të japim shumë në fushë që të kemi

sukses apo të bashkohemi me një ekip të mirë.

Luani përballë kampionëve të botës, në një duel aspak të balancuar...

Ne e kemi vërtetuar në “Euro 2016” se dimë që të luajmë kundër Francës. Pavarësish­t humbjes, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe treguam se dimë që të adaptohemi edhe në përballje të tilla.

Çfarë do të bëjë Shqipëria këtë herë?

Nuk do të kemi frikë duke menduar se luajmë kundër kampionëve të botës. Do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë. Edhe pse e dimë që ata kanë lojtarë të shkëlqyer, do të përballemi me ta si ekip, të vendosim zemrën në fushë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është gjithçka e mundur. Ne nuk do të futemi në këtë ndeshje për shëtitje, për të humbur. Mendoj se do t’i bëjmë keq Francës, do t’i krijojmë vështirësi.

Cili është objektivi i Shqipërisë në këtë ndeshje?

Ne duam rezultat. Nuk vijmë për të humbur, edhe pse e dimë që Franca është Franca. Jam i sigurt që me këtë grup dhe këtë trajner kemi mjetet e nevojshme për të treguar vlerën tonë. Shkojmë në këtë ndeshje me idenë për të marrë pikë, një ose tre. Kemi përballë një ekip shumë të fortë, por mund të përballemi me të dhe Shqipëria ka mundësi edhe të fitojë.

 ??  ??
 ??  ?? Elseid Hysaj në duel me Dimitri Paje
Elseid Hysaj në duel me Dimitri Paje
 ??  ?? Hysaj në një dyluftim me Koman në ''Euro 2016''
Hysaj në një dyluftim me Koman në ''Euro 2016''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania