Panorama Sport (Albania)

Miliona nga merkatoja, Kukësi ka një plan të ri

Nënkampion­ët sponsorizo­jnë tre “muskëtierë­t” për t’i shitur në merkato

- S. Sulozeqi

Kukësi e ka nisur mjaft mirë kampionati­n, ku ka arritur në 3 ndeshje të grumbulloj­ë 7 pikë. Nënkampion­ët kanë fituar me Partizanin e Flamurtari­n, ndërsa kanë barazuar ndaj Laçit në Shkodër. Drejtori Nexhipi, së bashku me teknikun Shpëtim Duro, kanë arritur të ndërtojnë një ekip kompetitiv, natyrisht të mbështetur në çdo mënyrë nga presidenti Safet Gjici. Ama, Kukësi ka një plan konkret për zhvillimin e mëtejshëm të ekipit dhe kjo në aspektin financiar. Drejtuesit e klubit kanë afruar Enis Gavazajn, një lojtar me mjaft potencial, për të cilin po punohet shumë, që 24-vjeçari të kapë formën. Atij do t’i jepen hapësirat e nevojshme me qëllim që të performojë mirë. Gjithashtu, prioritet të jashtëzako­nshëm këtë sezon kanë Vesel Limaj dhe Valon Ethemi, të cilët janë pjesë e Kukësit, i pari e ka sezonin e dytë, ndërsa Ethemi sezonin e tretë. Mosha e tyre mjaft e re, Veseli 22 vjeç, Ethemi 21, lojërat e mira që ata kanë bërë, por dhe potenciali që zotërojnë, kanë bërë që drejtuesit të kenë plane serioze për të dy. Të dy janë kthyer në titullarë fiks, madje janë “kositur” futbollist­ë të tjerë të afirmuar si Donjet Shkodra e Irakli Dzaria për t’i hapur vendin pikërisht Limajt. Për t’i hapur rrugën Ethemit, klubi ka larguar Çyrbjen apo Uilliam Kordeiro Melon. Të dy kanë mjaft prioritet dhe po iu jepen hapësirat e nevojshme për të treguar veten dhe për të shpërthyer, me qëllim që forma e tyre të bjerë në sy e më pas të shiten. Madje, klubi ua ka rinovuar kontratat të dyve, duke iu rritur rrogën e shtuar vitet. Klubi do të ndjekë fiks shembullin e Sindrit Gurit me Limajn e Ethemin. Madje, në numrin e së mërkurës ishte drejtori Nderim

Nexhipi që gati sa nuk e tregoi skenarin. “Për zbulime nuk mund të flasim shumë, pasi kemi shumë lojtarë të rinj që kanë shumë kualitet, të cilët janë në formacion, si Limaj, Ethemi, Maliqi. Mos të harrojmë Abazajn dhe Gavazajn që janë shumë të rinj. Pres

shumë nga këta. Për zbulimet Limaj, Ethemi dhe Maliqi pres shumë të rriten, sepse kanë kualitet, sidomos Limaj në mesfushë është i jashtëzako­nshëm. Shpresoj të rritet më shumë”, ishte kjo një përgjigje e drejtorit sportiv të Kukësit për këta lojtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania