Panorama Sport (Albania)

Piontek, kundër Xhampaolos: Nuk ia kuptoj skemat

"Paketa kampion, Kesi humoristi i grupit"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një fillim sezoni plot dritëhije për Kristof Piontekun me fanellën e Milanit. Polaku e nisi aventurën e tij milaniste me numrin 19 në janar të këtij viti, ndërsa gjatë verës drejtuesit i plotësuan dëshirën për të mbajtur të shumëdëshi­ruarin numër 9. Fanellën në fjalë, pas Pipo Inzagit, nuk ka mundur ta lartësojë askush. Që nga Pato, te Torres e deri te Higuain, të gjithë kanë hasur vështirësi. Për këtë aspekt, por edhe për shumë të tjera, Piontek ka folur në një intervistë ekskluzive për "Foot Truck".

Hyjmë menjëherë në temë, si i shpjegoni vështirësi­të për të shënuar në këto ndeshje të para?

Nëse marrim për bazë ndeshjet zyrtare, atëherë më rezulton se nuk shënoj prej 1 ndeshjeje e gjysmë. Gjatë miqësoreve të verës nuk isha në formë, sepse këmbët i ndieja ende të lodhura. Gjendje të ngjashme kisha edhe në prag të sfidës me Udinezen. Nuk kam qenë i freskët, por tashmë ndihem mirë. Përpos këtyre arsyeve, të mos harrojmë se po punojmë me një trajner të ri, modul tjetër dhe kërkesat nuk janë lehtësisht të realizuesh­me që tani. Duhet të mësojmë të njihemi dhe do të na duhet edhe pak kohë.

Mbase ndikojnë edhe mbrojtësit që tashmë ju qëndrojnë më afër...

Vjet më trajtonin ndryshe, mbase sepse edhe nuk më njihnin. Këtë vit, madje që në ndeshjen me Çezenën, ndjeva një "trajtim" ndryshe e kjo dallohej edhe kur topi ishte larg. Më duket pak e çuditshme dhe ndoshta gabohem, por në Itali arbitrat sikur i ruajnë më shumë mbrojtësit. Nuk më duket normale e gjitha kjo, sepse sulmuesi duhet të sulmojë e mbrojtësi të mbrojë. Kur sulmuesi bën detyrën e tij, mbrojtësit mundohen të bëjnë të tyren në mënyra nga më të ndryshmet.

Ka nga ata që thonë se vjet kishit fatin me vete...

Nuk e shoh në këtë këndvështr­im. Nëse shënon 30 herë në 48 ndeshje, nuk më duket si fat. Nëse realizon 8 në gjashtë ndeshje, atëherë mund të flisnim për fat. Këtë sezon më duhet të konfirmohe­m, por nuk e kam fiksim diçka të tillë. Vjet shënoja shpesh, si në klub ashtu edhe në kombëtare, ndaj nuk mendoj se hyn fati apo tersi. Vjet te Xhenoa vërtet shënoja në miqësore, por luanim ndaj

skuadrave të Serisë B, C dhe D, ndërsa me Milanin m'u desh të përballesh­a me kampionë si ata ta Bajernit apo të Benfikës, që për më tepër ishin në prag të kampionati­t.

Kaq e rëndë ka qenë faza përgatitor­e?

Ishte vërtet shumë e ngarkuar, sepse, përveç aspektit taktik, kemi punuar shumë për muskujt në palestër. Mendova se lodhja do të më kalonte më shpejt, por ja që e vuajta në miqësore dhe ndaj Udinezes.

Mos ndoshta ndjell ters numri 9, siç thonë të gjithë?

Xhampaolo, me shaka, më

tha se nëpër botë ka njerëz që u besojnë këtyre gjërave. Ndaj Breshas për pak shënova, por topi u spastrua mbi vijë. Në dhomat e zhveshjes shokët më kërkuan të ndryshoja numër. E lehtë ta thonë, por unë nuk e ndërroj, sepse është numri me të cilin kam dashur gjithnjë të luaj dhe sepse besoj që një sulmues duhet të mbajë pikërisht 9-ën, ndaj sapo u shfaq mundësia, e kërkova.

Cili është sulmuesi të cilit mendoni se i ngjasoni?

Nuk jam një pykë e kompletuar dhe me siguri kam boshllëqe, fundja si çdo futbollist. Në Itali ka nga ata që mendojnë

se jam një qendërsulm­uesi tipik, i cili nuk luan dot jashtë zone. Nuk jam dakord dhe në këtë aspekt më mbështesin statistika­t, sepse më rezulton që prek shumë topa jashtë zone në çdo ndeshje dhe besoj se marr pjesë në manovër. Me siguri duhet të punoj ende shumë në goditjet me kokë e me të majtën, por edhe të luaj më mirë me shpinë nga porta. Besoj se luaj mirë, megjithatë e di se duhet të përmirësoh­em.

Kush është humoristi i dhomave të zhveshjes?

Një dhe vetëm një, Frenk Kesi. Është një djalosh tejet pozitiv dhe i çmendur do të

thosha. Nuk do t'ia dijë për asgjë, vjen në dhomat e zhveshjes, bërtet, kërcen, madje vendos muzikë, edhe pse ndonjëri mund të jetë duke folur në telefon. Bakajoko vishej gjithnjë modern. Ishte modeli i skuadrës me rrobat e tij dhe orët e shtrenjta.

Thonë që shkoni mirë me Paketan. Një polak e një brazilian si merren vesh?

Nuk e di as unë, por flasim shumë bashkë me italishten tonë të improvizua­r. Lukasi ndonjëherë më flet me shenja dhe portugalis­ht e kur na drejtonte Gatuzo, shpesh na shikonte i habitur dhe pyeste

se si ka mundësi që të ishin aq miq dy njerëz që nuk flasin gjuhën e njëri-tjetrit. Paketa është një djalosh me potencial të jashtëzako­nshëm dhe mos kujtoni se ka vetëm teknikë. Këmbët e tij kanë një forcë të frikshme. Ndonjëherë merr përsipër më shumë sesa i kërkohet dhe kjo e tërbon Xhampaolon.

Si ju duket loja e skuadrës?

Milani është një planet tjetër krahasuar me Xhenoan. Atje luhej një futboll i thjeshtë dhe kur duhej të luanim ndaj ekipeve të mëdha, tentonim gjithnjë topat e gjatë për mua

ose Kuamenë. Ne luftonim, ndërsa ekipi mbrohej. Ndonjëherë te Milani më kanë munguar pikërisht ata topa të gjatë dhe mundësia për të dueluar me mbrojtësit rivalë. Sot Milani luan me shumë qarkullim topi, ndërsa mendoj se ndonjëherë duhen tentuar edhe lëvizjet elementare, si topi i gjatë apo shkëmbimet 1-2-sh. Mua si sulmues më mungon kjo lloj manovre dhe mbase ky është shkaku që po vonoj të shënoj.

Cilat janë pasojat e transferim­it te një skuadër si Milani?

Kur një lojtar zhvillon një sezon të mirë, është normale

që të ndryshojnë disa gjëra, sidomos jashtë fushe. Sot më njohin më shumë njerëz dhe Milani më ka hapur disa dyer e nuk po flas vetëm në aspektin futbollist­ik. Jam i vetëdijshë­m për gjithçka dhe mendoj se futbolli dhe familja janë për mua gjërat më të rëndësishm­e. Banoj në një lagje, ku nuk ka shumë njerëz e ndonjëherë mund të dal pa rënë në sy. Kur më pikasin, fillojnë urimet dhe fotografit­ë. Ndonjëherë do të doja të shëtisja në qendër të Milanos pa më njohur askush, sepse herën e fundit që darkova në atë zonë, kisha nga pas 20-30

veta që më ndiqnin. M'u desh të merrja një taksi, por përsëri kishte nga ata që trokisnin në xhamat e veturës dhe kërkonin një foto kujtim. I njëjti problem është edhe në supermarke­t e më vjen keq, sepse jam një person që i pëlqen shumë të psonisë.

Na thoni diçka të fundit mbi Xhampaolon. Si është si trajner?

Me siguri shumë kërkues dhe gjithmonë për një lëvizje ka 15 zgjidhje. Nuk ka qenë e lehtë puna në këta muaj të parë, sepse shumica e skuadrës nuk ishte e pranishme që në ditën e parë të grumbullim­it, ku pjesa dërrmuese ishin djemtë e skuadrës së të rinjve. Nuk kemi pasur mundësi të punonim ashtu siç donte trajneri dhe çdo javë ekipit i shtoheshin 2-3 futbollist­ë që vinin nga pushimet. Situata më duket e përmirësua­r në ditët e fundit dhe cilësitë ekipore po dalin gjithnjë e më shumë në pah. Mbrojtje, presing apo sulm, po shfaqim progres në shumë aspekte. Nga ana ime po mundohem të lëviz duke ndjekur udhëzimet e trajnerit, sepse jem i ndërgjegjs­hëm dhe besimplotë se mund të bëhem një lojtar edhe më i fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania