Panorama Sport (Albania)

Lame: Partizani “zien”, por e mbrojnë titullin

“Kukësi e Tirana rivalët e ‘demave’, Skënderbeu blof”

- ILIR CARA

Ilir Lame, një nga ish-mesfushorë­t kampionë të “demave”, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, pohoi se Partizani është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin. Në analizën e tij, ai sqaron se skema 3-5-2 që po përdor trajneri Lerda është e mirë, por duhen lojtarë të shpejtë dhe të përgatitur fizikisht...

Ilir Lame, një nga ishmesfush­orët kampionë të “demave”, në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, pohoi se Partizani është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin. Në analizën e tij, ai sqaron se skema 3-5-2 që po përdor trajneri Lerda, është e mirë, por duhen lojtarë të shpejtë dhe të përgatitur fizikisht. Ndonëse është herët për të folur, pasi, sipas Lames, Partizani i vërtetë do të duket pas javës së tetë, për ish-mesfushori­n është i pakuptimtë nervozizmi që ka ekipi në fillimin e kampionati­t. Sa u përket ndryshimev­e, ato mbeten për t’u parë në vijim dhe luftën për titull e shikon mes tri klubeve, Tirana, Partizani dhe Kukësi, ndërsa startin e Skënderbeu­t e shikon si blof.

Si e shikoni Partizanin në këtë start sezoni?

Nisur nga ecuria, skuadra aktuale duket si një kopje e Partizanit të sezonit të shkuar në tri javët e para. Më pas nuk e dimë si do të shkojë. Edhe Gega vjet e nisi me humbje në Korçë dhe erdhi duke u përmirësua­r. Ishalla edhe Partizani i Lerdës mban këtë ritëm. Me syrin tim, ekipi nuk duket keq. Madje, edhe në Europë, kryesisht në transferta, më ka pëlqyer. Me pak kujdes edhe mund të kalonin turet. Por, shikoj se ka shumë kërkesa nga tifozët në drejtim të trajnerit.

Italiani ka bërë ndryshime taktike, duke luajtur me tre mbrojtës prapa në vijë të drejtë. Mbase kjo, për të pasur më shumë siguri në mesfushë dhe në vijën sulmuese. Pra, i ka dhënë përparësi sulmit.

Mos ndoshta edhe trajnerit i është imponuar kjo skemë, pasi merkatoja e kryer nga drejtuesit e klubit në funksion të këtij moduli ka qenë?

Edhe kjo mund të jetë. Për mua prurjet nuk janë të këqija, por mbetet për të parë, se vetëm 3 javë kanë kaluar.

Ndryshimet kanë qenë të dukshme në organikë. I shikoni për mirë apo për keq?

Ndryshimet e shumta, kryesisht në një ekip fitues, nuk shikohen për mirë. Por, në rast se afrimet janë më lart se ata që kanë qenë, sigurisht që është një gjë e mirë. Ndaj, duhet të presim vazhdimësi­në. Edhe në ekipet e mëdha lëvizjet e shumta nuk ndikojnë për mirë, ndaj ato krijojnë stabilitet, duke e ruajtur grupin dhe vazhdimësi­në.

Janë kampionët në fuqi, por e kanë nisur me nervozizëm kampionati­n. Si e shpjegoni këtë fakt?

Për mua mund të ketë probleme të brendshme, punë harmonie. Nuk e di si i kanë marrëdhëni­et me trajnerin apo kanë pakënaqësi me njëri-tjetrin. Harmonia në grup ka të bëjë shumë. Në sezonin e fundit vumë re që kishte unitet dhe harmoni në ekip. Për mua, një nga arsyet kryesore që Partizani doli kampion, ishte uniteti i ekipit. Ishin në gjendje të mirë morale, të cilën e shprehnin edhe në fushë. Tani duken pak nervozë.

Ky nervozitet është i pakuptuesh­ëm.

Ndërprerja e kampionati­t mund t’u vijë në ndihmë për të kaluar nervozizmi­n e fillimit?

Shpresoj që ndërprerja të ndikojë për mirë, pasi drejtuesit kanë kohë e mundësi që t’i mëshojnë problemit, duke punuar dhe sqaruar gjërat.

Si e shikoni skemën 3-5-2 dhe a është e duhura për Partizanin?

Mua më pëlqen shumë ky modul, por do përgatitje nga lojtarët. Të luash me tre mbrojtës në vijë është gjë e mirë, por kërkohen lojtarë të mirë fizikisht

dhe të shpejtë. Me këtë skemë fiton një lojtar përpara, duke mos e mbajtur kot prapa. Por, kjo skemë kërkon lojtarë të fuqishëm nga krahët, që të kenë kohë për të plotësuar edhe hapësirat boshe në mbrojtje dhe në sulm.

Cilat skuadra i shikoni si pretendent­e në Superiore këtë sezon?

Referuar merkatos dhe fillimit të kampionati­t, Tiranën e shikoj pretendent­e. Emrat që kanë në përbërje dhe pikët e marra në 3 javë i bëjnë bardheblut­ë rivalë seriozë. Kukësi nuk diskutohet me përbërjen që ka. Për mua, rivalët kryesorë

për titull janë Partizani, Kukësi dhe Tirana. Ndërsa Skënderbeu doli fals, blof i madh. E nisi me dy fitore, gjë që nuk e prisnim nga situata që ka kaluar, dhe kur u rrit shpresa, pëson një humbje 3-0 nga Bylisi në shtëpi. Ndërsa skuadrat e tjera janë aty-aty.

Në sezonin e shkuar keni insistuar shumë që Partizanit i duhet një pykë. Gjatë merkatos klubi ka afruar disa alternativ­a në këtë pozicion. A jeni i kënaqur me këto afrime?

Më ndryshe duket. Janë afruar lojtarë për atë pozicion, si Solomon, Braun dhe Ekuban. Edhe për këtë pyetje mbetet për t’u parë vazhdimësi­a, pasi nuk mund të dalim në përfundim me 3 ndeshje. Për mua, Partizani do të marrë formë pas 7-8 javësh.

Sa të vështirë e shikoni mbrojtjen e titullit nga “demat”?

Sigurisht që do të jetë e vështirë,

pasi tani skuadra për t’u mundur është Partizani, që i del për detyrë ta ruajë titullin. Them se këtë sezon ekipi do të përpiqet ta mbajë titullin kampion. Partizanin edhe këtë edicion e shikoj pretendent kryesor.

Tifozëria e Partizanit ka kohë që nuk është në pritshmëri­të e duhura në stadium, ndonëse kanë një ekip kampion. Si e shikoni këtë ftohje?

Është e vërtetë që ka një ftohje mes palëve. Nuk e di se nga vjen kjo ftohje e tifozëve me ekipin. Mbase ka ndonjë pakënaqësi apo edhe nga largimi i Gegës pas fitimit të titullit. Po, të themi të vërtetën, në futbollin aktual në Shqipëri nuk mund të gjesh më tifozllëku­n e dikurshëm. Stadiumet tani mezi mbushen. Për mua, kjo ndodh për faktin se futbolli ynë ka probleme nga më të ndryshmet, që ndikojnë në fund edhe te prania e tifozëve në stadium.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania