Panorama Sport (Albania)

Prestige merr fitoren e parë, sot vendoset kualifikim­i

Shkatërroj­në anglezët, por janë pa fat ndaj hungarezëv­e

-

Prestige MFC bëri dje debutimin në Cham pions, duke zhvilluar dy ndeshjet e para në eventin që po mbahet në Rimini të Italisë. Skuadra kampione e Shqipërisë në minifutbol­l regjistroi dje një fitore dhe një humbje në këtë aktivitet. Ekipi kryeqyteta­s e nisi me një triumf bindës, duke shkatërrua­r anglezët e Parca Kent, me rezultatin e pastër 3-0. Një takim ku tanët nuk e vendosën asnjëherë në dyshim fitoren. Një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën, ishin të mjaftueshm­e për Prestige, që tregoi një formë shumë të mirë. Golat u shënuan nga Hysko, Dajti dhe Mërtiri. Ekipi më i mirë i minifutbol­lit shqiptar shfaqi një nivel mjaft të mirë loje, me aksione të rrjedhshme, duke qenë superior ndaj kundërshta­rëve anglezë në çdo aspekt. Por, në këtë takim jo gjithçka shkoi mirë për Prestige, pasi kapiteni Fatmir Hysenbelli­u pësoi një dëmtim, duke humbur më pas sfidën e dytë që u zhvillua pasdite.

NDESHJA E DYTË

Pa liderin e tyre, Prestige nuk ia doli ta përsëriste suksesin e sfidës së parë. Në përballjen e orës 17:00, kampionët u mundën nga skuadra hungareze Todor Pet Bau Team Kft me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar dhe më shumë e përqendrua­r në mesfushë, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë, ishte Prestige që zhbllokoi shifrat, me një gol nga jashtë zone në minutën e 32-të, me anë të Mërtirit. Por avantazhi i Prestige nuk zgjati shumë, pasi vetëm dy minuta më vonë erdhi edhe barazimi nga ana e hungarezëv­e. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, hungarezët godasin sërish. Në minutën e 39-të, vetëm pak sekonda para se takimi të mbyllej, ata shënuan edhe të dytin direkt nga një goditje dënimi, duke përmbysur kështu rezultatin në favor të tyre. Prestige do të zbresë sërish në fushë mëngjesin e sotëm, ku në orën 9:00 do të zhvillojë ndeshjen e saj të tretë në Grupin B ndaj formacioni­t nga Bosnjë-Hercegovin­a, Ecos Vitez. Prestige renditet e dyta në grup në kuotën e 3 pikëve me golavarazh 4-2 duke lënë pas pikërisht ekipin boshnjak që ka një golavarazh më të dobët 4-3. Pra, sfida e sotme do të jetë tepër vendimtare për kampionët e Shqipërisë, të cilët do të kërkojnë kualifikim­in mes 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampioneve. Kujtojmë se për në raundin e dytë avancojnë 2 ekipet e para të çdo grupi, si dhe 4 ekipet e treta më të mira. Sfidat me eliminim direkt do të nisin pasditen e sotme. Takimet do të vijojnë edhe nesër, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më 8 shtator, aty ku do të përcaktohe­t edhe ekipi kampion i Europës në minifutbol­l.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania