Panorama Sport (Albania)

Italia me marsh të pestë, fiton edhe Spanja

5 fitore radhazi, të kaltrit me pikë të plota në grup

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Asfaltohet edhe Ar menia! Ndoshta nuk ishte aq e lehtë sa ç’ishte menduar, por Roberto Mançini pati paralajmër­uar. Dje nuk u pa Italia e katër ndeshjeve të mëparshme, e cila dhuroi spektakël, por e rëndësishm­e është që në fund, të kaltrit kthehen nga Jerevani me fitoren e pestë radhazi në këto eliminator­e dhe vazhdojnë të udhëheqin Grupin J me pikë të plota (15). Nëse në fillim të zotët e shtëpisë trembën jo pak italianët, me një gol në kundërsulm të Karapetjan­it, i cili bën engjëllin dhe djallin për kombëtaren e tij (gol dhe karton i kuq në pjesën e parë), Beloti fillimisht barazon në të 28-ën, ndërsa Lorenco Pelegrini dhe një autogol i portierit armen vulosin shifrat në 3-1 për “axurrët”. Tani pjesëmarrj­a në “Euro 2020” duket e futur në kasafortë për skuadrën e Roberto Mançinit.

NISJE SHOKUESE - Duket që Italia është me vonesë në përgatitje­n fizike, ndërsa armenët fluturojnë, sidomos kur nisen në kundërsulm dhe kur futen në driblim, është e pamundur t’i frenosh. Dhe, të gjitha këto cilësi arrijnë t’i shfrytëzoj­në me një aksion model në minutën e 11-të: Barela, ndër më të dobëtit në fushë, humb një top në sulm dhe bashkuar me fajësinë e Kiezës që nuk i bën presing rivalit, Barseghian niset si një “silurë” në të djathtë dhe i dhuron një asist Karapetjan­it, i cili nuk i lë shpëtim Donarumës me diagonalen e tij perfekte. Kjo nuk është Italia e Mançinit e parë në katër ndeshjet e para dhe ata që e tradhtuan ishin pikërisht lojtarët që i dhuruan kompliment­et, Barela, Kieza dhe Bernardesk­i, të paktën derisa ky i fundit nuk spostohet në krahun e djathtë, pasi ylli i Fiorentinë­s nuk thirret në stol.

ZGJOHET ITALIA - Për fatin e mirë të Italisë, avantazhi “deh” armenët, pasi lideri i skuadrës, Gazarjan, vendos që ta ulë ritmin dhe kaq mjafton që Italia të rikuperojë forcat, por të korrigjojë edhe manovrën, aq sa në sulmin e parë të vërtetë, Emerson nga e majta driblon këdo që i del përpara dhe i ofron Belotit një krosim, të cilin e devijon lehtësisht në rrjetë për barazimin 1-1. Armenia tërbohet. Karapetjan, bomberi i skuadrës, vendos që të marrë edhe të verdhin e dytë përpara pushimit dhe i bën një dhuratë të madhe Italisë.

PËRMBYSJA – Në pjesën e dytë Italia është e detyruar të sulmojë. Mançini e sheh që, edhe pse në superiorit­et numerik,

diçka në sulm mungon dhe aty bën lëvizjen e duhur. Në fushë Lorenco Pelegrini për Barelën dhe vjen avantazhi: Bonuçi kroson nga e djathta dhe talenti i Romës godet saktë me kokë, duke ofruar 2-1. Kaq mjafton që të zotët e shtëpisë të dorëzohen dhe në të

80-ën, tri minuta pas disavantaz­hit, shohin goditjen e Belotit që të stampohet në shtyllë, por portieri Hajrapetja­n është i pafat, pasi topi i përplaset në shpinë dhe devijohet brenda vijës fatale. 3-1 për Italinë, e cila merr trepikëshi­n e radhës, ndonëse duke vuajtur shumë.

 ??  ??
 ??  ?? Beloti feston me shokët golin e 3-1
Beloti feston me shokët golin e 3-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania