Panorama Sport (Albania)

De Biazi hap “kartat”: Ja shanset me Francën

“Dua të shënojnë Balaj e Cikalleshi, bëj tifo për Edi Rejan”

- OLSI TUJANI

Nëse duam të flasim për dy sukseset e vetme që Shqipëria ka marrë ndaj Francës, janë barazimi 1-1 dhe fitorja 1-0, të dyja gjatë kualifikue­seve që paraprinë Europianin. Arkitekti është i njëjti: Xhani De Biazi. Ai që udhëhoqi kuqezinjtë drejt Europianit e ruan ende në memorie çdo përballje me kampionët e botës. “Kurrë mos thuaj kurrë”, moto që ai e përsëriste në çdo konferencë për shtyp, u tha edhe një herë në një intervistë për “Panorama Sport”. Ish-trajneri, ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, lexon përballjen e Shqipërisë me Francën, shanset për kualifikim dhe ka edhe një mesazh për Rejan dhe deklaratën e tij, kur u shpreh se do të japë shpirtin për të përsëritur suksesin e Xhanit. Në fund edhe një këshillë sikur të ishte trajneri në dhomat e zhveshjes. Madje, shumë të vlefshme: Provoni!

Shqipëria do të luajë kundër Francës. Kush ju vjen menjëherë në memorie: humbja në Europian, barazimi 1-1 në miqësore

apo fitorja me golin e Ergys Kaçes në Elbasan?

I kujtoj të tria shumë mirë. Të gjitha. Sepse të luash kundër një formacioni si ai i Francës nuk është e lehtë dhe nuk ndodh çdo ditë. Kemi bërë gjithmonë paraqitje shumë të mira, si edhe rezultate pozitive. Me përjashtim të ndeshjes në “Euro 2016”.

Si e shihni tani Kombëtaren shqiptare?

Siç e kam thënë gjithmonë, ndeshjet duhen luajtur. Sigurisht, duke pasur në konsiderat­ë forcën e kundërshta­rit, por edhe duke kërkuar ato pak pika të dobëta që mund të ketë.

Franca nuk do të ketë disa yje si Mbape e Pogba. Si duhet ta lexojë Shqipëria këtë, mund të flitet për avantazh?

Një skuadër si kombëtarja franceze, me cilësitë që ka mund “t’ia lejojë vetes” edhe mungesa të tilla kaq të rëndësishm­e. Deshmap ka një gamë të gjerë futbollist­ësh në dispozicio­n dhe mund të luajë me qetësi edhe pa dy futbollist­ë të tillë të shkëlqyer.

Reja ka thënë: “Do të jap shpirtin për të përsëritur suksesin dhe punën e shkëlqyer që De Biazi bëri me Shqipërinë”. Do t’i jepni ndonjë sekret?

Edi është një profesioni­st i madh dhe një njeri i madh. Unë bëj tifo për të, ka më shumë eksperienc­ë së unë sepse ka fituar shumë në karrierë.

A i ka mundësitë reale Shqipëria për t’i bërë keq Francës në këtë moment?

Shpresoj që Balaj o Cika (Cikalleshi) të mund të shënojnë gol që të dy. I kanë cilësitë për ta bërë, vetëm duhet që të besojnë akoma më shumë.

Franca dhe më pas Islanda. Rëndësinë maksimale që kanë këto dy ndeshje për kualifikim­in e dimë, por realisht sa janë shanset e Shqipërisë për të shkuar në Europian?

Jemi akoma në fillim të edicionit dhe mund të ketë surpriza. Rikujtoni që kemi fituar në Portugali... Kështu që, kurrë mos thuaj kurrë! Por...

S’ka por. Korrespond­on fiks më shtatë shtator...

Lëreni mënjanë diplomacin­ë dhe për një moment ndaleni kohën. Supozoni që po hyni në dhomat e zhveshjes para se Shqipëria të zbresë në fushë. Çfarë do t’u thoni djemve?

Po futem në rol (qesh...). Luani në mënyrë inteligjen­te, por... duke provuar. Mos harroni, e gjithë pesha është mbi Francën, jo mbi ju.

Qëndroni në rolin e trajnerit, cilin do të zgjidhnit mes Strakoshës dhe Berishës?

Janë të dy portierë shumë të zotë, të shkëlqyer. Në periudhën time ka pasur më shumë vazhdimësi Berisha. Tani mendoj se janë pak a shumë në të njëjtin nivel.

Planet tuaja, ku do ta shohim De Biazin?

Nuk flas për të ardhmen time.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania