Panorama Sport (Albania)

Dramë në mbrojtje, Shpresat pësojnë katër nga Franca

"Shkërmoqen" kuqezinjtë, dy gola në minutat ekstreme

-

Shqipëria e 21-vjeçarëve ka pësuar një humbje të rëndë përballë bashkëmosh­atarëve të Francës. Në një sfidë të zhvilluar në Amiens, kuqezinjtë kanë pësuar katër gola, në një takim që i paraprin sfidës kualifikue­se kundër Austrisë katër ditë më vonë.

NDESHJA Franca dominoi nga fillimi në fund. U nis në kërkim të golit të avantazhit me tentativa, raste dhe gjuajtje drejt kuadratit, por herë ishte Selmani shpëtimtar dhe disa herë të tjera shënjestra e francezëve nuk pati saktësinë e duhur. Një goditje dënimi në minutën e 30-të ishte shumë e rrezikshme, me Selmanin që fluturoi për të shoqëruar topin drejt trekëndësh­it, por për fat, sfera e goditur nga vetëm rreth 20 metra largësi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Drejt fundit të pjesës së parë, kuqezinjtë shkaktojnë një penallti me anë të Shehut. Është një ndërhyrje e ashpër që jashtë zone dhe më pas Shehu, edhe i përplasur me një nga mbrojtësit e tjerë të Kombëtares, pengon sulmuesin që fiton goditjen nga pika e 11-metrave. Aguiri gjuan dhe shënon duke gënjyer Selmanin në anën tjetër.

PJESA E DYTË

Duke qenë se Shqipëria luan pas vetëm katër ditësh një ndeshje kualifikue­se, trajneri Bushi zgjedh që të bëjë disa ndryshime në fraksionin e dytë të lojës. Ka vend për Bullarin dhe Armand Brojën, Kleandro Lleshin e shumë të tjerë që fitojnë minuta përballë Francës. Shqipëria duket se reziston, por në të 78-tën minutë, është një gafë e Mersinajt në qendër të zonës, i cili del huq në tentativë për të larguar sferën dhe francezët përfitojnë me anë të Eduard. Minutat kalojnë dhe teksa kronometro­het e parafundit e kohës së rregullt, i njëjti autor realizon, pasi në të djathtë ka një shpërthim të francezëve, pasim në qendër dhe goditja e Eduard përfundon në shtyllë dhe 30. Ka pak minuta, por kohë ka edhe për një tjetër gol të pësuar. Në minutën e tretë të kohës shtesë, një goditje nga këndi gjen të pavëmendsh­ëm prapavijën kuqezi, teksa një top i kthyer pa forcë në qendër të zonës shfrytëzoh­et nga Zagadu për ta çuar në 4-0 disfatën e Shqipërisë në Francë.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Francë-Shqipëri e 21-vjeçarëve
Moment nga ndeshja Francë-Shqipëri e 21-vjeçarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania