Panorama Sport (Albania)

Shqipëria mbërrin në Paris, ja risia e trajnerit Reja

Grup i plotë, fluturimi... 48 orë para ndeshjes kualifikue­se

-

Shqipëria ka udhëtuar dje drejt Francës për të qenë 48 orë përpara në tokën ku do të luhet ndeshja kualifikue­se e radhës. Për kuqezinjtë, me ardhjen e trajnerit Reja, është bërë tashmë praktikë që skuadra të udhëtojë drejt tokës ku luhet më shumë sesa 1 ditë para ndeshjes. Kur është mundësia e kalendarit, kuptohet. Kuqezinjtë do të zbresin sot në fushë për të bërë stërvitjen zyrtare, mirëpo për lojtarët nën drejtimin e trajnerit dhe stafit teknik, udhëtimi është kryer dje dhe gjatë pasdites gjithashtu një stërvitje në tokën franceze.

UDHËTIMI - Shqipëria ka lënë tokën tonë dje rreth orës 11:15. Pas konsumimit të mëngjesit, kuqezinjtë i janë drejtuar aeroportit ndërkombët­ar "Nënë Tereza" për të fluturuar për afro dy orë drejt Parisit. Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë dhe të gjithë të gatshëm

për të udhëtuar drejt Francës përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishm­e sa ajo ndaj "Gjelave".

STËRVITJA - Trajneri Reja ka sjellë një risi. Kombëtarja shqiptare, sa herë është mundësia e udhëtimit më herët në kohë, e bën. Edhe këtë radhë, trajneri ka preferuar që të udhëtojë dy ditë para zhvillimit të ndeshjes. Pra, paraditen e djeshme, ai ia ka kushtuar fluturimit drejt Francës dhe, pse jo, lodhjes që të krijon diçka e tillë. Pas konsumimit të drekës, gjatë pasdites ai ka zbritur me ekipin në fushë për të njohur lojtarët me klimën franceze dhe temperatur­at. Ndryshe nga Panuçi, por edhe Xhani De Biazi, Reja e ka zbatuar edhe më parë diçka të tillë. Sot, lojtarët do të prekin tapetin e "Stade de France", impianti me mbi 80 mijë spektatorë, ku edhe do të zhvillohet ndeshja kualifikue­se Francë-Shqipëri, të shtunën në orën 20:45.

 ??  ?? Çast nga stërvitja e djeshme në Francë
Çast nga stërvitja e djeshme në Francë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania