Panorama Sport (Albania)

Milionat, Franca vlen 12-fish më shumë se Shqipëria

Kuqezinjtë mburren me vlerën e Hysajt dhe Strakoshës

- OLSI TUJANI

Në shtatë ndeshje të zhvilluara, Sh qipëria numëron një fitore dhe barazim në miqësore përballë Francës dhe më tej pesë humbje. Përballë janë kampionët e botës, yjet e momentit në futbollin botëror, që në krahasim me Shqipërinë... s'kanë të krahasuar. Vlera e tyre, referuar tregut të futbollist­ëve, në bazë të të dhënave nga "Transferma­rkt" është më shumë se 12-fish në raport me atë të kuqezinjve.

FRANCA - Kampionët e botës janë një ndër skuadrat me vlerën më të madhe në bazë të kartonëve të lojtarëve që ka në përbërje. Për t'u nënvizuar është fakti se vetëm me mungesën e Pogbasë (100 mln) dhe Mbapesë (200 mln), Franca ka jashtë të paktën trefishin e vlerës së Kombëtares shqiptare. Për momentin, nga futbollist­ët e grumbullua­r prej Deshampit, Antuan Grizman kryeson tabelën 130 milionë euro, vlera e kartonit sipas faqes me të dhënat e merkatos. Krahasimi? Sulmuesi i Barcelonës vlen gati sa dyfishi i vlerës së Shqipërisë. Për të vijuar me idenë e për

balljes me kartonët e botës, mjaft të zgjedhësh një nga mbrojtësit, Varan apo Hernandez, dhe kartoni i secilit vlerësohet me 70 milionë euro. Thuajse sa të gjithë kuqezinjtë në këtë grumbullim.

SHQIPËRIA - Elseid Hysaj dhe Tomas Strakosha janë dy lojtarët më të vlerësuar, sipas "Transferma­krt". Mbrojtësi i Napolit korrespond­on me vlerën prej 23 milionë eurosh dhe 20 të tilla vlen kartoni i portierit të Lacios. Të dy së bashku janë ata që mbajnë peshën e milionave, më shumë se 50% të skuadrës kombëtare. I treti në këtë klasifikim renditet mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, që me kualifikim­in në Champions, ka arritur kuotën e 7.5 milionë eurove. Me vlerën më të ulët është 19-vjeçari i Veronës, Marash Kumbulla, me vetëm 75 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania