Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t te Malaga, Sadiku: Ja pse u bashkova me Baren

Sulmuesi: Kisha 2-3 oferta, këtë zgjedhje e prita deri në fund

- KEIDI BARE

Armando Sadiku u sistemua në skuadrën e re vetëm dy minuta para mbylljes së merkatos së transferim­eve. Sulmuesi i Kombëtares është prezantuar dje me skuadrën e tij të re dhe ka treguar arsyet pse zgjodhi Malagën, bisedën me Keidi Baren dhe emocionet e takimit me trajnerin e skuadrës. I ardhur prej Levantes në formë huazimi për një sezon, Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 9, ndërsa bashkë me elbasanasi­n u prezantuan edhe Mohamed Benkemasa dhe Lorenco Gonzalez. Të tre futbollist­ët, pasi pozuan me fanellat e klubit, dolën edhe në një konferencë për shtyp, në të cilën sulmuesi shqiptar foli fjalët e para si futbollist i Malagës. "Pashë një skuadër të bashkuar në dhomat e zhveshjes. Trajneri ka qenë shumë motivues që nga dita e parë. Bisedova me të sapo erdha në ekip dhe më tregoi se si luan skuadra dhe çfarë më duhet të dija për filozofinë në fushën e lojës. Referuar merkatos, kisha 23 oferta, por prita deri në minutën e fundit për të firmosur këtu. Që në momentin kur dëgjova se do të ishte Malaga, prita deri në momentin e fundit për të nënshkruar këtu. Edhe unë pata një situatë të tensionuar", është shprehur fillimisht Sadiku. Sulmuesi ka nisur përgatitje­t me skuadrën e re dhe gjatë prononcimi­t të tij ka treguar edhe bisedën që ka pasur me trajnerin në lidhje me ndeshjen e radhës. "Trajneri më tha se do të jem i grumbullua­r me ekipin për ndeshjen e radhës. Do të jetë

vërtet emocionues­e nëse luaj që këtë javë ndaj Almerias", vijoi elbasanasi.

- Gjatë konferencë­s, Sadiku është pyetur edhe për lojtarin e Malagës, mesfushori­n Keidi Bare, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer e statistika pozitive. "Fola me të para se të vija këtu dhe më tha se ekipi është

mjaft i mirë, edhe pse disa lojtarë janë larguar. Ai më tha se ekipit i mungonte një sulmues si unë dhe kjo më motivoi edhe më shumë. Më foli për qytetin dhe tifozët dhe tani mua më mbetet të shënoj golat. Mua më pëlqen që të qëndroj brenda zonës, të shënoj gola dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin", deklaroi Sadiku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania