Panorama Sport (Albania)

Ymeralilaj: Duam Europën, Superiorja ka shumë rivalitet

BYLISI/ Mbrojtësi i ardhur nga Rodosi, i bindur për forcën e skuadrës

- Erjon Saliu

Bylisi në gjirin e vet ka edhe disa lojtarë ballshiotë, ku bien në sy Ymeralilaj, Aliaj apo kapiteni Murataj. Në miqësoret e zhvilluara në prag sezonit të ri, Valentino Murataj, por edhe Ymeralilaj e Aliaj kanë luajtur duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Gjatë fazës përgatitor­e ka rënë në sy aktivizimi në linjën e djathtë të Franci Ymeralilaj­t, ballshioti­t që ka ardhur si kapiten nga Rodosi. Ai është i lumtur dhe i vlerësuar, tashmë po i besohet një vend titullari te Bylisi. Për “Panorama Sport”, Ymeralilaj, i

cili ka luajtur edhe me kombëtaret e moshave, flet për aventurën e tij në shtëpi. “Normalisht që jam shumë më mirë se kur erdha vjet. Tani e njoh ambientin dhe skuadrën më mirë. Jam përgatitur për Superioren. E di që është shumë ndryshe se

Kategoria e Parë. Jam aktivizuar në miqësore dhe në të tria ndeshjet e para të Superiores. Normalisht që ambientimi do kohën e vet dhe nga ndeshja në ndeshje mendoj se kam ardhur në rritje. Shpresoj që të luaj sa më shumë në ndeshjet zyrtare.

Unë do të bëj më të mirën, sepse Ballshi është shtëpia ime dhe do t’ua shpërblej besimin presidenti­t Kapllanaj dhe trajnerit Dovedan”, tha mbrojtësi i majtë, Franci Ymeralilaj.

OBJEKTIVAT

Mbrojtësi foli edhe për atë që presin drejtuesit nga ekipi. “Bylisi në Superiore ka bërë gjithmonë më të mirën e vet. Më ka folur edhe babai, se Bylisi në Superiore ka qenë në nivele të larta. Ka provuar që të luajë dy herë edhe në Europë, ndoshta e provojmë sërish. Jam këtu që të

nderoj këtë fanellë, të cilën e mbaj veshur, madje të gjithë si ekip të bëjmë më të mirën së bashku, sepse mundësitë i kemi. Jemi një grup shumë i mirë lojtarësh dhe në verë kemi punuar shumë gjatë fazës përgatitor­e”, vazhdoi më tej lojtari. KONKURRENC­A

Në fund, Ymeralilaj flet edhe për konkurrenc­ën në ekip dhe në kampionat. “Më vjen mirë që në ekip ka rivalitet. Ka shumë lojtarë cilësorë, me eksperienc­ë dhe të rinj të talentuar. Mendoj se konkurrenc­a na bën mirë të gjithëve. Sa i përket garës, pak i njoh ekipet. Njoh Tiranën që kemi luajtur këtë sezon në verë apo dhe Skënderbeu­n. Gara do të jetë e fortë dhe mendoj se edhe konkurrenc­a është e madhe në Superiore”, tha në fund Ymeralilaj, një nga lojtarët ballshiotë në radhët e Bylisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania