Panorama Sport (Albania)

Halili: Tirana për titull? E zbulojmë në derbi

“Të mos mendojnë për trofeun, pa fituar më parë në fushë”

- OLSI AVDIAJ

Mahir Halili është i bindur se Tirana mund ta fitojë titullin, por duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, ndonëse është krye të Superiores. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i bardhebluv­e analizoi gjendjen e Tiranës. Halili u shpreh se skuadra duket më e përqendrua­r dhe ka ndryshuar shumë me afrimet e verës. Ja intervista me Mahir Halilin...

E keni parë Tiranën këto kohë? Si ju është dukur këtë fillim sezoni?

Në këtë fillim kampionati, në ndryshim nga vitet e tjera, duket më mirë. E ka filluar me këmbë të mbarë kampionati­n. Ka treguar se ka ndërtuar një ekip shumë të mirë. Bëri fazë përgatitor­e jashtë vendit. Nga ana e lojtarëve shoh më tepër angazhim dhe përkushtim. Duket edhe puna e mirë që ka bërë trajneri Mema.

Janë afruar lojtarë me eksperienc­ë? Si e vlerësoni merkaton?

Batha, Torasa, Kale, Dunga, Osmani dhe të tjerët janë lojtarë të mirë, me emër në kampionati­n tonë. Me lojën e tyre ata i kanë dhënë një dorë. Edhe grintën e kanë më të lartë se më parë. Gjithsesi, çdo gjë do të shihet në javët në vazhdim. Shpresojmë që të ecin me këtë ritëm.

Çfarë nuk duhet të bëjë keq Tirana që të mbajë këtë ritëm?

Po, vjet është ndëshkuar nga gabimet, sidomos në minutat e

fundit të lojës. Pësonte gola të evitueshëm apo bëheshin gabime individual­e. Duhet të evitohen këto gabime dhe gjërat do të shkojnë mirë.

Vjet keni thënë se Tirana ka probleme si në mënyrën e mbrojtjes dhe të sulmuarit...

Ka ndryshuar edhe boshti dhe mënyra se si luhet në sulm dhe në mbrojtje. Duket që kanë punuar shumë dhe trajneri ka bërë më të mirën për të treguar vlerën e skuadrës dhe të lojtarëve. Skema i ka dhënë një stabilitet në këtë fillim kampionati. Jo se ky stabilitet ka munguar vjet, por aq kanë qenë mundësitë. Organika e re e ka rregulluar ekipin dhe duket dora e mirë e lojtarëve të ardhur. Futbollist­ët me eksperienc­ë e kuptojmë më mirë dhe më shpejt idenë e trajnerit dhe kjo u vjen nga vitet. Të rinjtë janë më ndryshe, por janë shumë të vlefshëm. Në futboll, kryesor është përkushtim­i. Mund të kesh talent, por përkushtim­i ndaj lojës është kryesor. Kjo është baza që ekipi të fitojë.

Me këtë skuadër dhe kundërshta­rët, a mund ta fitojë Tirana titullin kampion?

Është shumë shpejt për të thënë që del kampion dhe për ta rreshtuar si pretendent­en kryesore, por gjithsesi e ka bazën e lojtarëve. Ata e kanë treguar këtë gjë këto tri javë. Ama, skuadra do të shihet në takimet direkte me kundërshta­rët e fortë si Partizani, Kukësi e ndonjë tjetër. Kampionati është i gjatë, por nëse ecin kështu, do ta marrin edhe kampionati­n. Çdo gjë mund të ndodhë.

Kanë gati gjashtë vite që nuk fitojnë derbin...

Ndonjëherë në derbi kanë humbur edhe nga presioni dhe pakujdesia individual­e. Duhet të ndryshojnë dhe ndoshta me grintë më shumë mund të fitojnë edhe në derbi. Tirana nuk duhet të nënvlerëso­jë ekipet e tjera që kanë bërë merkato. Këtu e kam për Partizanin, Kukësin. Titulli ndahet me skuadrat e mëdha.

A nuk do të ishte më mirë sikur të mos flitej për titull?

Është logjike kur ka lojtarë që nuk janë mësuar me tituj, presioni i trofeut është shumë i madh. Tirana u bë kohë që nuk fiton. Do të ishte më mirë që të mos kishte këtë presionin artificial të fitimit të titullit medoemos. Presioni i dëmton lojtarët. Është çështje tjetër një skuadër si Skënderbeu që fitoi disa tituj radhazi. Te Tirana nuk duhet ngritur ky presion i madh, që të fitojnë.

Cilat skuadra do të jenë rivalet për titull?

Veç Tiranës, Partizani dhe Kukësi janë ekipet për t’u mundur. Ama është ende shpejt. Marrim një rast. Skënderbeu u quajt i mbytur, fitoi dy ndeshje, më pas u mund me Bylisin. Është shumë shpejt për të prerë skuadrat e titullit. Nuk ka pasur kohë që kampionati të tregojë fortësinë, vazhdimësi­në e skuadrave. E duke u kthyer te Tirana, ekipi i ka të gjitha mundësitë që ta marrë titullin. Këshilla ime është që t’i marrë ndeshjet një për një dhe të arrijë maksimumin. Fitoi? Të shohë ndeshjen tjetër, jo titullin. Fitoret një nga një dhe vijnë vetë rezultatet.

Është futbolli ynë në krizë? Buxheti i futbollit sjell zhvillim. Kosova ka buxhet më të lartë dhe bën futboll më të mirë. Sigurisht që lojtarët do të ikin. Kushtet e zhvillimit të futbollit në Shqipëri janë shumë të vështira. Presidentë­t japin para dhe nuk marrin gjë mbrapsht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania