Panorama Sport (Albania)

Harrohen rrogat e çmendura, korçarët tani me pagesa modeste

19 lojtarë kanë pagë që varion nga 800-1500 euro

- Llazi Saro

Skënderbeu në këtë sezon vjen pas një situate mjaft të vështirë dhe aspak komode. Kjo, për shkak të dënimit që është lënë në fuqi nga ana e KAS-it me dhjetë vite pezullim në Europë për bardhekuqt­ë. Një dënim i rëndë ky, që pasqyrohet edhe në shifrat dhe bilancet financiare të klubit bardhekuq nga dy sezone më parë në këtë sezon. Nga një ekip që kryesonte listën e pagesave në kampionati­n tonë, por edhe atë të vlerës totale të ekipit, korçarët tashmë janë kthyer në një skuadër që është e mbushur me elementë të rinj, të cilët mund të japin shumë për këtë ekip dhe mbi të gjitha të rrisin arkëtimet në klub me transferim­in e tyre. Nëse në vitin kur korçarët bënin historinë në Europë dhe kampionati­n tonë, duke kaluar plot katër ture eliminator­e duke hyrë në grupet e Europa Ligës dhe duke fituar më pas kampionati­n dhe Kupën, vlera e Skënderbeu­t ka qenë plot 7.8 milionë euro në bazë të futbollist­ëve që kishte në dispozicio­n, vlera e ekipit në këtë sezon është gati e zvogëluar trefish. Në bazë të të dhënave referuar nga

“transferma­rkt”, korçarët vlejnë vetëm 3 milionë euro. Bie në sy edhe zvogëlimi i numrit të yjve të ekipit dhe rritja e elementëve të rinj në skuadër.

TË RINJTË - Nuk është vetëm vlera totale e ekipit ajo që ka

ndryshuar, por edhe pagat e futbollist­ëve që janë pjesë e Skënderbeu­t, nuk janë më ato që ishin para tri sezonesh. Nëse dikur korçarët vendosnin standard jo vetëm në futboll, por edhe në financa, këtë vit janë mjaft poshtë,

edhe për shkak të situatës jo të favorshme që po kalon klubi. Ajo që bie në sy nëse sheh edhe pagat e klubit karshi futbollist­ëve, është fakti se mes 25 futbollist­ëve që ka në kampin korçar, plot 19 lojtarë kanë një pagë që varion nga 800 në 1500 euro. Kjo, në përputhje me moshën, cilësitë dhe kontributi­n që ata japin për ekipin në këtë sezon. Kryesisht me lojtarë të rinj bardhekuqt­ë në përbërje kanë minimizuar në maksimum shpenzimet. Një lëvizje kjo e presidencë­s për të mos pasur shpenzime të tepërta deri në vendimin e Gjykatës Federale në lidhje me të ardhmen e Skënderbeu­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania