Panorama Sport (Albania)

Dënimi, Lika: Kthehemi më të fortë

"Është herët për të folur për objektiva konkretë, në shtëpinë tonë nuk falim më askënd"

- ADMIR URUÇI

Vllaznia po vuan ende pasojat e "klasikes". Sikur të mos mjaftonte disfata përballë Tiranës, tashmë duhet t'i bëjë llogaritë edhe pa tifozët. Gilman Lika e quan humbje të madhe mungesën e lojtarit të 12-të, ndërsa për "Panorama Sport" vendimin e disiplinës e cilëson të padrejtë. "Drejtuesit e klubit po merren me këtë punë. Neve na është kërkuar që të vazhdojmë punën dhe të rritemi në aspektin fizik dhe atë taktik. Drejtuesit kanë kërkuar që ne të jemi të fokusuar vetëm në këtë drejtim. A është i drejtë vendimi? Asnjëherë dhe askujt nuk i duken të drejta dënimet", ka thënë Lika.

NDIKIMI - Mesfushori mendon se mungesa e tifozëve ka ndikimin e vet të pakrahasue­shëm. E megjithatë, ai qartëson se skuadra nuk ka pse të shqetësohe­t, derisa janë brenda objektivav­e. "Një tifozëri kaq të madhe në numër si kjo jona do ta kishte zili çdo skuadër. Ata janë lojtari i 12-të dhe i kemi pasur në krah në të mirë e në të

keqe. Mungesa e tyre do të ndihet dhe kjo nuk diskutohet. Na demoralizo­n, por nga ana tjetër duhet që të na nxitë më tepër për të dhënë maksimumin tonë për të fituar për ta. Pas Teutës, kur luajmë edhe dy takime radhazi në shtëpinë tonë, duhet të marrim maksimumin.

Do ta bëjmë këtë vetëm për sportdashë­sit, që kur të kthehen tifozët në shkallët e stadiumit, të na gjejnë sërish me objektivat që kemi. Për ne fitimi i ndeshjeve në fushën tonë është një detyrë shtëpie. Ne duhet që t'ia dalim për hatër të tyre. Ata meritojnë

shumë. Shkodra dhe tifozët e Vllaznisë e ndiejnë sportin e sidomos futbollin. Ata jetojnë me të", vijoi kapiteni.

OBJEKTIVAT - Pavarësish­t këtij dënimi në start, 32vjeçari është i bindur se nuk do të ndikojë te vazhdimësi­a e ekipit. "Nuk mendoj se dënime

të tilla do të ndikojnë te objektivat tanë. Atmosfera në skuadër, pavarësish­t se jemi mërzitur disi nga ky dënim, nuk ka ndryshuar. Madje, ndihemi më të motivuar për të arritur më të mirën. Është herët që të flitet se ku do ta kemi vendin pas përfundimi­t të sezonit,

por jam i bindur se kemi forca dhe me këtë grintë që po shfaqim, të jemi mes ekipeve të para. Megjithatë, takimet duhet t'i marrim një nga një. E më e rëndësishm­ja është që në fushën tonë të luftojmë vetëm për pikët maksimale", përfundoi Lika.

 ??  ?? Gilman Lika, duke kontestuar Jorgjin
Gilman Lika, duke kontestuar Jorgjin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania