Panorama Sport (Albania)

Sulmi në formë, Kastrioti barazon me Renovën

-

Kastrioti ka bërë një paraqitje dinjitoze ndaj Renovës në miqësore, ku ka barazuar 2-2 në stadiumin e Vllaznimit në Kërçovë. Skuadra e Ndreut u përball si e barabartë me një kundërshta­r, që luan në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Për krutanët shënuan Patrik Bardhi dhe afrimi më i ri, Spartak Ajazi, ndërkohë që duhet theksuar se Kastrioti pati edhe disa raste të tjera për shënim. Ishte dita e fundit e qëndrimit në Ohër për krutanët, të cilët sot kthehen në Shqipëri. NDESHJA - Ndonëse ishte një ndeshje testuese, të dyja skuadrat e kishin vlerësuar maksimalis­ht. Renova në minutat e para u shfaq rrezikshëm dhe e gjeti rrugën e rrjetës me Bilalin. Krutanët u treguan të qetë dhe në minutën e 12-të Patrik Bardhi realizoi një eurogol, duke i çuar shifrat në 1-1. Rastet më pas ishin sporadike, por në minutën e 28-të do të vinte goli i epërsisë për Kastriotin me Spartak Ajazin. Me shifrat 1-2 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën tekniku Ndreu filloi ta freskonte ekipin, duke aktivizuar Kopaçin, Xhekën Pepën, Karakaçin dhe Hakën. Një pjesë e titullarëv­e, me në krye kapitenin Çela, nuk luajtën në këtë sfidë për shkak edhe të disa dëmtimeve të lehta. Edhe Renova bëri disa zëvendësim­e, një prej të cilëve ishte Remzifaik Selmani, i cili në minutën e 75-të baraspesho­i gjithçka, duke i çuar shifrat në 2-2. Në minutat e mbetura, të dyja skuadrat shpërdorua­n dhe rezultati mbeti i pandryshua­r. Kastrioti, ndryshe nga ndeshja me Pogradecin, tregoi një nivel të kënaqshëm loje këtë herë. MERKATO - Kastrioti ka arritur akordin me një klub të Superiores për huazimin e një portieri, emrin e të cilit nuk e bëjnë të ditur. Sipas krutanëve, është mbyllur gjithçka dhe dy-tri ditët e ardhshme pritet të bëhet edhe prezantimi i tij. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania