Panorama Sport (Albania)

Ish-mbrojtësi i Shpresës, tek Apolonia

Drejtuesit e klubit bardhejesh­il janë gati të afrojnë edhe një sulmues tjetër në grup

- BUJAR RAMA

Miqësorja e fundit me Bylisin ka shfaqur sërish problemet e skuadrës fierake. Apolonia është një ekip që përpiqet të lëvizë mirë në fushë, qarkullon dendur topin, krijon raste, por bën edhe shumë gabime, sidomos në prapavijë. Nëse në sulm jo të gjitha mundësitë mund të finalizohe­n me gol, në mbrojtje gabimet janë fatale dhe të kushtueshm­e. Rasti më i fundit, të tre golat e Bylisit kanë ardhur si pasojë e pakujdesis­ë së repartit mbrojtës të Apolonisë. Veç Dudës dhe Nakos, fierakët nuk kanë asnjë lojtar tjetër të mirëfilltë të këtij reparti, por vetëm po bëjnë përshtatje. As Sota dhe as Prifti nuk janë

mbrojtës “origjine”, ndërsa ndeshjet e fundit janë provuar edhe Ymeraj, Omeri dhe Zoga, krejt jashtë rolit të tyre natyral... “Kjo është mundësia e tregut”, - mbase me të drejtë thonë drejtuesit, por duhet t’i kishin menaxhuar më mirë raportet daljehyrje në këtë repart më herët. Largimet mund të bëheshin pas përforcime­ve.

CEKA - Në miqësoren e fundit me Bylisin, në radhët e Apolonisë është aktivizuar edhe Irlian Ceka, mbrojtësi i majtë 21-vjeçar, që mund të huazohet nga Laçi. Ceka ka

lindur në Romë, është aktivizuar me moshat e Romës, Askolit, Lacios dhe Sambenedet­ezes, duke qenë edhe titullar tek U-21-shi i Shqipërisë deri në mars të vitit të kaluar. Në janar të këtij viti nënshkroi për Laçin, por nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme për kurbinasit, pasi pretendohe­t se ka qenë i dëmtuar. Ceka është një nga emrat që gazeta e ka paralajmër­uar më parë si huazim nga ekipet e Superligës, por nuk ka një vendim final për të. Mbrojtësi duhet të bindë në performanc­ën e tij, aq më tepër kur Apolonia ka probleme në mbrojtje dhe synon lojtarë më cilësi. Synohen edhe dy huazime të tjera, sipas burimeve të sigurta të gazetës, një mbrojtës po nga ekipet e Superligës dhe një sulmues që diskutohet mes një maqedonasi dhe një lojtari të dalë jashtë projekteve nga një ekip i elitës. Të dy sulmuesit janë 21 vjeç dhe do të testohen këto ditë, por vetëm njëri do të firmosë për Apoloninë nëse bind. Nëse shtojmë edhe ganezin Benet Ofori Ansu, që do të adaptohet në Fier si organizato­r apo edhe qendërmbro­jtës, këto mund të quhen lëvizjet e pritshme te bardhejesh­ilët në merkato, pa përjashtua­r ndonjë surprizë në momentet e fundit.

 ??  ?? Irlian Ceka, majtas
Irlian Ceka, majtas

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania