Panorama Sport (Albania)

Tension dhe gola në Cërrik, triumfon Turbina

-

Cërrikasit kanë fituar thellë ndaj Sopotit, 4-1, në një ndeshje të mbushur me episode. Shpesh tifozët kanë duartrokit­ur, kanë bërtitur, por edhe qeshur, teksa në fillim të pjesës dytë kryesori Dyrmyshi la fushën i dëmtuar. Ndeshja është ndërprerë në disa momente për shkak të nervozizmi­t të futbollist­ëve të të dyja skuadrave. Cërrikasit kanë dominuar, siç tregon dhe rezultati. Kapiteni

Roshi hapi serinë e golave në minutën e 31-të, kur Levendi fitoi një

11-metërsh pas pengimit nga Bella.

Miqtë u vunë në lëvize dhe pas një rrëmuje në zonë barazuan me Gocin. Portieri i talentuar cërrikas,

Laroshi, tregoi aftësitë e tij përballë

Çotës dhe Polisit. Pa mbaruar pjesa e parë u ndërpre disa minuta loja për shkak të nervozizmi­t të lojtarëve.

Në pjesën e dytë Turbina shënoi 3 gola të tjerë me brazilianë­t Romulo dhe Dudu, dhe Levendin. Për Sopotin u dalluan Polisi dhe Seferi. Turbina shënon kështu fitoren e parë në miqësore dhe e bën përballë “maces së zezë”, Sopotit. Pas ndeshjes, trajneri Lubani tha: “Ekipi i kishte këmbët e rënda, që tregon se kemi bërë një punë të mirë në këtë fazë përgatitor­e. Lojtarët ishin akademikë në lojën e tyre dhe kjo nuk më pëlqeu në pjesën e parë. Ishin më të përgjegjsh­ëm se duhet, kjo ka të keqen e saj. Dhjetë minutat e para të pjesës së dytë ishin shembulli i asaj që dua nga këta djem”. Kurse trajneri i Sopotit, Kënga, u shpreh: “Ishte një ndeshje me tension. Lojtarët e të dyja skuadrave pothuaj ishin të shpërqendr­uar dhe nuk i kushtuan seriozitet futbollit. Kishte nervozizëm dhe ndërprerje loje. Nuk di ç’të them më tepër. Kemi nevojë për të tjera përforcime”. Artan Paja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania