Panorama Sport (Albania)

Lushnja premton në miqësore, gati kthimin në elitë

Sulmi ka shënuar rregullish­t, mbrojtja po konsolidoh­et

- ALBAN ALUSHI

Miqësorja me Orikun ditën e mërkurë ishte e vetmja ku Lushnja nuk arriti të shënojë. Deri tani ka luajtur 6 ndeshje miqësore dhe treguesit janë përgjithës­isht pozitivë. Skuadra e trajnerit Gjyla ka barazuar në fushën e Bylisit të Superiores, të Besës rivale në Grupin B dhe së fundi të Orikut, ka mundur 21 Orikun në shtëpi dhe 3-1 Përmetin modest, ndërsa humbja e vetme është ajo me Erzenin në Shijak, 2-1. Kjo është edhe ndeshja e vetme ku verdhejesh­ilët kanë pësuar 2 gola. Në 6 ndeshje, 5 nga të cilat në transfertë, Lushnja ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar 6. Pavarësish­t ngarkesës stërvitore, sulmi duket OK, pasi përbëhet nga një dyshe “ustallarës­h” si Sefa dhe Canka. Problemati­kën e mbrojtjes trajneri Gjyla e ka përmendur

shpesh në fillim, por me lëvizjet e fundit duket se edhe ky repart është stabilizua­r. Gati një javë para kampionati­t, lushnjarët duket se e kanë situatën në rregull. “Prova gjenerale” do të jetë nesër, kur në stadiumin “Roza Haxhiu” do të luhet miqësorja e kthimit me Besën.

BAZE - Mesfushori organizato­r i lushnjarëv­e, Okeljan Baze, në një prononcim për “Panorama Sport” thekson se ekipi është gati ta nisë me këmbën e mbarë sezonin. “Në opinionin tim, mendoj se jemi në rrugën e duhur. Vijmë nga

një fazë përgatitor­e shumë e mirë, me ritme të larta. Jemi stërvitur mirë dhe mendoj se me afrimet e reja grupi është i konsolidua­r. Prandaj them se jemi në rrugën e duhur. Shpresoj që me këto ritme të vazhdojmë dhe ta nisim sa më mbarë kampionati­n”, është shprehur Baze. Numri 10 i lushnjarëv­e thotë më tej se Lushnja ka bërë gjithçka mirë deri më tani, duke punuar në një ambient ku nuk ka munguar asnjëherë entuziazmi. “Normalisht, kur kthehesh nga një fazë përgatitor­e, ekipi është pak i ngarkuar. Jemi stërvitur me intensitet, por kemi dalë të kënaqur nga miqësorja me Orikun, pavarësish­t se na mungoi goli. E rëndësishm­e është të bëjmë lojën tonë, atë të ‘shkollës’ lushnjare, me qarkullimi­n e topit. Jemi entuziastë në këtë situatë para nisjes së kampionati­t. Atmosfera është shumë e mirë dhe çdo lojtar që ka ardhur në Lushnjë është përshtatur shumë shpejt”, deklaroi mesfushori 28-vjeçar. Kalendari i Kategorisë së Parë nuk është hedhur ende, ndërsa dëshira e Bazes është që Lushnja ta nisë kampionati­n në fushën e saj, para tifozëve lushnjarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania