Panorama Sport (Albania)

5 fitore radhazi, Italia rikthehet në vitet e arta

-

Italia e Roberto Mançinit ringjall kujtimet e viteve të arta të kësaj kombëtarej­e, e cila vërtet nuk mund t’i afrohet me emra asaj që fitoi Botërorin 2006, por të gjesh pesë fitore radhazi në 5 ndeshjet e para eliminator­e për një turne ndërkombët­ar duhet të kthehemi në vitin 2007, saktësisht në atë grup lojtarësh që riktheu Kupën e Botës në Gadishulli­n Apenin, pas çerek shekulli, siç nënvizojnë edhe statistika­t më poshtë:

* Ishte që prej shkurtit të vitit 2008, nën drejtimin e Roberto Donadonit, që Italia nuk fitonte 6 ndeshje radhazi (duke përfshirë eliminator­e dhe miqësore). * Italia barazoi dje rekordin e sukseseve radhazi në një edicion të vetëm të eliminator­eve të një Europiani: pesë, siç patën regjistrua­r në vitet 2007 dhe 2011. * Me Armeninë ishte ndeshja e dytë radhazi që “axurrët” fituan me përmbysje, pas suksesit 21 me Bosnjë-Hercegovin­ën në qershor.

* Tre gola në dy transferta­t e fundit (pas Armenisë, e kishin bërë këtë gjë edhe me Greqinë, në qershor) ishte diçka që nuk shihej nga italianët prej 10 ndeshjesh.

* Ashtu si në dy precedentë­t e tjerë ndaj Armenisë, edhe dje Italia jo vetëm pësoi, por edhe shënoi. Madje, edhe në ndeshjen e vitit 2013 u regjistrua i njëjti rezultat në Jerevan, 3-1 për të kaltrit.

* Lorenco Pelegrini është golashënue­si i 16-të i ndryshëm i epokës “Mançini”. Për mesfushori­n ofensiv të Romës ishte goli i parë në kombëtare.

* Beloti dhe Pelegrini ishin respektivi­sht golashënue­si i nëntë dhe i dhjetë i ndryshëm vetëm i këtyre 5 ndeshjeve eliminator­e të “Euro 2020”.

* Titullarët e djeshëm të Roberto Mançinit kishin një moshë mesatare prej 25 vitesh e 210 ditësh, më e reja gjatë këtyre eliminator­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania