Panorama Sport (Albania)

Mançini acarohet me Bernardesk­in

“Pranoj tri pikët, e dija që do të ishte e vështirë, ndaj s’do t’u bërtas lojtarëve”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Italia bën 5 nga 5 në sprintin e saj drejt kual ifikimit për në “Euro 2020”, por suksesi kundër Armenisë, pa shkëlqyer, nuk i la një shije të mirë trajnerit Roberto Mançini, ndonëse ky i fundit i kishte paralajmër­uar vështirësi­të që do të haste në Jerevan. “Nuk jam i nervozuar, pasi e kisha lajmëruar që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ata u konfirmuan më në formë sesa ne, por në të njëjtën kohë edhe me 10 vetë na hapën shumë probleme. Në kundërsulm janë shumë të shpejtë dhe rrezikuam. Madje, do kisha qenë më i lumtur sikur arbitri t’ua kishte mohuar atë karton të kuq armenëve, pasi 11 kundër 11 nuk do të mbylleshin aq shumë në pjesën e dytë dhe ndoshta do të kisha qenë më i qetë pas ndeshjes. I acaruar me kë? Pikësëpari me startin e ndeshjes, ku menjëherë pësuam një gol prej amatorësh. E them këtë, sepse e kisha paralajmër­uar skuadrën që ata do të luanin në kundërsulm, por sërish e pësuam. Më pas u zgjuam, ndonëse në pjesën e dytë manovrat në sulm nuk më lanë një shije të mirë. Kieza duhej të bënte më shumë, prisja që të vinte në lojë cilësitë e tij, por nuk m’u përgjigj. Pastaj, Bernardesk­i më acaroi në disa raste kur mund të kishim mundësinë që ta luanim shpejt topin, ndërkohë që ai e mbante të frenuar. Madje, në disa raste i duheshin 4-5 prekje për të kryer më pas

pasimin. Këto gjëra nuk më pëlqyen aspak, sepse përballë një skuadre që luan në mbrojtje duhet të luash me pasime të shpejta. Gjithsesi, nuk do t’u bërtas lojtarëve të mi, sepse morëm tri pikët, por tani të korrigjojm­ë gabimet tona ndaj Finlandës”, tha Maçini.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania