Panorama Sport (Albania)

Përralla e Mingsit, nga i pastrehë në grumbullim­in e Kombëtares së Anglisë

-

Një histori e bukur ajo e Tajron Mings, një ndër ato përrallat që futbolli i ofron shpesh, por që konfirmojn­ë se me punë e sakrificë mund të arrihen gjëra të mëdha. Një nga risitë e listës së trajnerit Garet Sauthgejt ishte pikërisht futbollist­i i Aston Vilës. Mbrojtësi i ri i Anglisë deri pak vite më parë ishte një i pastrehë, aq sa jetonte në një banesë sociale dhe mundohej që të fitonte disa paund, duke bërë punë të përkohshme si barist. Por pavarësish­t se paratë ishin të pakta dhe pak ditë në javë i duhej që të punonte deri në orët e para të mëngjesit, Tajron Mings nuk e braktisi kurrë ëndrrën dhe pasionin për futbollin. Madje, nga muaji janar ai u transferua tek Aston Vila dhe tani ka mbërritur edhe thirrja e parë në përfaqësue­sen e “Tre Luanëve”. Trajneri i Sauthgejt i ka dhënë besim të plotë 26-vjeçarit për dy sfidat eliminator­e të radhës për “Euro 2020”, kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

PA ÇATI - “Dhe jetuan përgjithmo­në të lumtur...” Mund të mbyllej kështu përralla e Tajron Mings, mbrojtësit të Aston Vilës. Mings lindi në Somset, më 13 mars 1993, jetonte me të ëmën dhe tri motrat e tij, por në moshën 8-vjeçare jeta e tij merr një kthesë të frikshme. Mamaja e tij divorcohet nga bashkëshor­ti dhe e gjen veten në rrugë, së bashku me katër fëmijët e saj, ndonëse shumë shpejt akomodohen në një banesë për të pastrehët. “Nuk kisha asnjë vend tjetër ku mund të shkoja, - tregon futbollist­i për “Telegraph”. – Nuk kishim asnjë lloj alternativ­e tjetër. Kemi qëndruar për afro një vit në atë banesë sociale. Mbaj mend që në atë periudhë isha në shkollën fillore dhe nuk ishte aspak një eksperienc­ë e bukur për mua, duke parë se si jetonin moshatarët e mi...”. FUTBOLLI - Gjithsesi, Mings nisi të gjejë prehje duke iu dedikuar futbollit. Ai u regjistrua në akademinë e Sauthempto­nit, por pas pak ditësh u ftua që të largohej, duke qenë se ishte shumë i dobët fizikisht. Megjithatë, ai nuk hoqi dorë dhe pas provimesh të shumta dhe një burse studimi për futboll të fituar në Jeit Taun, kalon më pas në Çipenhan Taun, skuadër e Ligës Jugore (Southern League), ose ndryshe Kategoria e Gjashtë angleze. Mings nis të luajë me vazhdimësi, është i lumtur, por në të njëjtën kohë ka nevojë që të fitojë edhe disa para, për të mbajtur veten dhe familjen. Prandaj, ai gjen një vend pune me kohë të pjesshme në një pab, por pak kohë më pas gjen edhe një punë zyre në një agjenci konsulence për prona të patundshme. “Nuk e fsheh se në mendjen time ideja për të lënë përfundimi­sht futbollin ishte një mendim fiks dhe shumë tundues”, tregon sot mbrojtësi i Anglisë.

KTHESA E MADHE - Ai që e nxori nga ky tunel plot dyshime ishte ish-mbrojtësi Rasëll Osman, i cili pasi e pa të luante ia rekomandoi skuadrës së Ipsiuiç Taun, klub i cili u shndërrua në trampolinë­n e madhe, e cila e katapultoi deri në Premier Ligë në vitin 2015, kur debutoi me bluzën e Bornmëth. Por fatkeqësis­ht, në ndeshjen e parë të madhe të karrierës së tij këput ligamentet e gjurit dhe është i detyruar për të qëndruar jashtë fushave për 1 vit. Ky dëmtim dukej fundi i trishtë i karrierës së tij, por Tajron Mings arrin që të gjejë forca brenda vetes dhe në janar, pas dëmtimit i bashkohet në huazim Aston Vilës. Shënon golin e parë në korrik dhe gjatë kësaj merkatoje u ble përfundimi­sht nga Aston Vila për 25.5 milionë sterlina (thuajse 30 milionë euro). Për ta bërë edhe më të bukur verën e Mingsit mendoi trajneri i Kombëtares së Anglisë, Garet Sauthgejt, i cili e thirri në grumbullim për eliminator­et me Bullgarinë dhe Kosovën. Dhe për ta kompletuar edhe më shumë përrallën e jetës së tij, tashmë Tajron Mings shpreson që të bëjë edhe debutimin me “Tre Luanët”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania