Panorama Sport (Albania)

Spanja, fitore mes drithërima­sh në Rumani

Kapiteni Ramos: Duhet t’i “vrasim” ndeshjet

-

Andone dhe Pushkash mbajnë deri në sekondën e fundit Spanjën në panik, por pas vërshëllim­ës së trefishtë, “furitë e kuqe” kanë triumfuar 2-1 në transfertë­n e Bukureshti­t, duke vazhduar udhëtimin e tyre me pikë të plota në grup. Edhe pse skuadra e drejtuar nga Robert Moreno u duk sikur e nisi mjaft mirë takimin, teksa kaloi shumë shpejt në avantazh me një penallti të Serxho Ramosit (goli i 21-të në kombëtare për mbrojtësin), ndërsa Pako Alkaser bënte 2-0 pas vetëm tri minutash nga fillimi i pjesës së dytë, papritur Spanja fiket. Bomberi Andone, i asistuar nga një pasim me kokë brenda zonës i interistit Pushkash ngushton në 2-1 shifrat në minutën e 60-të, ndërsa Pushkash detyron mbrojtësin Jorente të dalë me karton të kuq në të 79-ën (faull si lojtar i fundit) mbi vijën e zonës së rreptësisë. Gjithsesi, pavarësish­t furisë dhe dëshirës së rumunëve për të provuar të merrnin qoftë edhe një pikë, në fund ishin Ramos me shokë ata që festuan në Bukuresht, edhe pse me më shumë vuajtje sesa mund të mendohej. Madje, ata duhet ta falënderoj­në portierin Kepa për një pritje të pabesueshm­e në fund ndaj Pushkashit, që shmangi 2-2 final.

KAPITENI RAMOS – Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë te Reali i Madridit, Serxho Ramos pranon një moment jo shumë të mirë edhe te Spanja, ndonëse “furitë e kuqe” me suksesin e djeshëm blindojnë vendin e parë në Grupin F me 15 pikë të plota, megjithëse Rumania dje nxori në sipërfaqe shumë probleme të skuadrës: “E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi rumunët luajnë shumë shpejt në kundërsulm, por është po aq e

vërtetë që ishim ne ata që ua ndezëm shpresat rivalëve tanë për të tentuar një pikë. Edhe një herë tjetër kalojmë në avantazh të dy golave, por kënaqemi, ndërkohë që në të tilla situata duhet të mësojmë t’i ‘vrasim’ ndeshjet. E kuptoj që këto takime vijnë në një moment kur jemi ende jashtë formës më të mirë, por nuk

mund të shkosh në avantazh ta dy golave dhe të rrezikosh që rivalët të të barazojnë. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që me këto tri pikë të radhës kemi bërë një tjetër hap të madh drejt kualifikim­it”, u shpreh kapiteni i Spanjës. TRAJNERI MORENO – Ndryshe nga kapiteni i tij, trajneri i Spanjës, Robert Moreno, duartroket lojtarët:

“Nuk ka ndeshje të lehtë më, as për ne dhe as për këdo. Madje, më pëlqeu fakti se si skuadra në fund arriti që ta përballont­e presionin, pasi mbetëm me një lojtar më pak. Fundja, të vuash të bën më të fortë dhe ne do të dimë që të nxjerrim konkluzion­et e duhura pas një fitoreje kaq të vështirë në Rumani”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania