Panorama Sport (Albania)

Lëv: Gjermania nuk ka vetëm Leroi Sanenë

-

Trajneri i gjermanëve, Jokaim Lëv, u shpreh para ndeshjes me Holandën se skuadra e tij është gati të përballet me çdo kundërshta­r. Lëv është i bindur se Sane është një mungesë e madhe, por në të njëjtën kohë ai beson se lojtarët që do ta zëvendësoj­në do të bëjnë po aq mirë. "Mungesa e një lojtari si Leroi Sane është e madhe, por skuadra është e përbërë nga 22 futbollist­ë, të cilët janë po aq të rëndësishë­m sa ai. Më vjen keq që Leon Gorecka nuk ia doli të jetë me ne në ndeshjen e nesërme(sot). Në vend të tij mund të luajë Brand, që ka bërë një punë shumë të mirë gjatë përgatitje­ve. Manuel Nojer është i sigurt në portë me Ter Shtegen, i cili do të ketë shansin e tij në ndeshjet e tjera. Në sulm, Verner po kalon një formë të shkëlqyer me Lajpcigun. Shpresoj që të shënojë edhe ndaj Holandës", tha Lëv.

Për Gnabrin... "Ai do të jetë gjithmonë në fushën e lojës, sa herë të jem unë në pankinë (qesh). Është lojtar i shpejtë, luan në shumë pozicione dhe shënon gola. Çfarë duhet të kërkoj më shumë nga një lojtar? Forma e tij është e mirë dhe ndaj holandezëv­e pres të bëjë një ndeshje të madhe".

Për Haverc... "Në të gjitha rolet kemi nga dy lojtarë. Ata që vijnë nga stoli duhet të japin më shumë. Kai ka një potencial të madh për t'u bërë një nga më të mirët. Është kënaqësi ta shohësh në fushën e lojës. Ai mund të jetë lideri i Gjermanisë në të ardhmen". Për Holandën... "Deri tani kemi luajtur tri herë kundër Gjermanisë, pavarësish­t ulje-ngritjeve që kemi pasur. Holanda është një skuadër e madhe, që ka bërë shumë mirë në vitet e fundit. Roland Kuman vjen nga një shkollë e madhe si Ajaksi dhe Barcelona. Loja e tyre është shumë e shpejtë, ndaj kërkon një impenjim maksimal. Kanë një mbrojtje të fortë, në të cilën është e vështirë të depërtosh". Për atmosferën në skuadër... "Atmosfera është shumë pozitive. Djemtë njihen mirë me njëri-tjetrin dhe besojnë se së bashku mund të arrijnë suksese të mëdha me skuadrën e kombëtares. Që ka ende lëkundje, është normale. Të gjithë i dinë limitet e tyre dhe nëse luajnë të bashkuar, mund të shkojnë shumë larg. Qëllimi është i njëjtë për të gjithë, mua, lojtarët dhe tifozët: të dalim me fitore nga fusha e lojës. Qyteti i Hamburgut ka qenë gjithmonë një ogur i mirë për ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania