Panorama Sport (Albania)

“Do t'i bëjmë keq Gjermanisë”

Lojtari i vitit nga UEFA: Koha që kombëtarja jonë të kthehet në Europian

-

Për mbrojtësin e skuadrës së Holan dës, Virxhil Van Dajk, ndeshja ndaj Gjermanisë nuk është si gjithë të tjerat. Humbja në Amsterdam i ka komplikuar shumë shanset e portokalli­njve për të zënë dy vendet e para në Grupin C. "Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë nisur nga ndeshja e fundit ndaj tyre", tha kapiteni në prag të ndeshjes, e cila do të luhet sonte në 20:45 në Hamburg. "Komunikimi ynë në fushë duhet të jetë perfekt. Nuk është e thënë që De Ligt të mbulojë më shumë se i takon, pasi kjo do të sillte një boshllëk të madh prapa. Gjermanët janë shumë të shpejtë kur kanë zotërimin e topit dhe është e vështirë t'i ndalosh. Shpresoj që të jemi në një formë të mirë nesër(sot)".

PËR DE LIGT

Van Dajk nuk shqetësohe­t për startin e vështirë të shokut të tij, Matijas De Ligt te Juventusi. "Sigurisht që kam folur me të gjatë kohës që kemi kaluar këtu, por nuk duam që ta dërgojmë vëmendjen diku tjetër. Duhet të mendojmë vetëm për sfidën ndaj gjermanëve. Të gjithë i njohim aftësitë e Matijas dhe Frenkit, ata janë lojtarë të mëdhenj dhe këtë do ta tregojnë edhe në ndeshjen e nesërme (sot)".

KUALIFIKIM­I

Holanda renditet në vendin e tretë me vetëm 3 pikë, në 2 ndeshje të luajtura në Grupin C. Para tyre, me gjashtë pikë më shumë, ndodhen gjermanët, të cilët në rast fitoreje do t'ua bënin shumë të vështirë holandezëv­e. "Kemi luajtur vetëm dy ndeshje dhe tani po mendojmë për Gjermaninë. Pas kësaj ndeshjeje do të shohim më tej. Nuk besoj se kemi shumë diferenca me gjermanët. Të dyja skuadrat vijnë nga një kohë e vështirë dhe në ndeshjen direkte duan të tregojnë se ajo kohë i përket së shkuarës. Kemi lojtarë të mirë, të gjithë duan të bëjnë një ndeshje të madhe. Besimi në vetvete nuk mungon. Personalis­ht, mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Nesër (sot) kemi mundësinë për të rregulluar disa gjëra që i kemi bërë gabim në të shkuarën. Duam t'i lëndojmë gjermanët me mënyrën tonë. Ka ardhur koha që Holanda të jetë sërish pjesë e një kompeticio­ni të madh siç është Europiani".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania