Panorama Sport (Albania)

Kuman: Kam kujtime të bukura në Hamburg

-

Trajneri i skuadrës holandeze, Roland Kuman, është i bindur se skuadra e tij nuk do të ngecë sërish ndaj Gjermanisë në duelin e sotëm. "Kemi një skuadër të rrezikshme përpara, me lojtarë që luajnë në thellësi të zonës me dhe pa top. Por me të njëjtën rrezikshmë­ri duhet të jemi edhe në repartin difensiv, duke bërë zgjedhjet e duhura, nisur nga gabimet në ndeshjen e fundit. Duhet të futemi në garë për kualifikim­in, pasi nëse humbasim, mund të na kushtojë shtrenjtë", u shpreh trajneri i kombëtares portokalli.

PERFORMANC­Ë KONTRADIKT­ORE

Kuman u përball dy herë me Gjermaninë në Ligën e Kombeve përpara se të luhej ndeshja e parë për kualifikue­set e "EURO 2020". Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e parë në takimin e luajtur Amsterdam, duke detyruar holandezët të ndryshojnë fytyrë në fragmentin e dytë të lojës. "Lojtarët panë një paraqitje kontradikt­ore në ndeshjen e fundit. Në Ligën e Kombeve ishim ndryshe nga ndeshja e parë kualifikue­se. Paraqitje si këto tregojnë se skuadra nuk është e balancuar dhe ka mungesë personalit­eti. Për të bërë më mirë duhen disa ditë më shumë stërvitje, pasi nuk jemi në një klub ku mund të stërvitesh përditë në 8 muajt e vitit. Ajo që më gëzon në ndeshjen e fundit është shpirti i garës që skuadra tregoi në fushën e lojës". Për Kuman, ndeshja në Hamburg mban kujtime emocionale. Ishte hera e parë që Holanda shkonte në finale, në 1988, falë golit të shënuar me penallti nga trajneri aktual(atëherë lojtar i portokalli­njve). "Stadiumi ka ndryshuar shumë", tregon Kuman teksa vështrimi i tij mbulon të gjithë sallën. "Nuk ka më qirinj, fatmirësis­ht. Kalimi prapa në kohë ka kuptimin e saj, me të gjitha çfarë shikon dhe dëgjon tani. Sigurisht që tani është gjithçka ndryshe, më moderne. Kemi bërë një hap përpara në marrëdhëni­et me gjermanët. Respekti i "KNVB" dhe "DFB" është më i madh seç ka qenë. Por në fushën e lojës duhet të luajmë në limitet e lejuara nga arbitri i ndeshjes për të fituar". Kujtojmë që në të kaluarën rivaliteti midis dy vendeve fqinje ishte shumë i ashpër në fushën e lojës. Mjafton të kujtosh episodin në Botërorin e 1990-ës në Itali, midis Frank Rajkard dhe Rudi Fëlerit, ku lojtarët përveç të sharave patën edhe kontakt fizik me njëri-tjetrin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania