Panorama Sport (Albania)

Shkriniar-Godin-De Vraj, “mbrojtja e çeliktë” nis provat

- JASHTË REZERVAT

Ka qenë pika e referimit e skuadrës së Antonio Kontes. Megjithatë, nuk është parë, për momentin... Bëhet fjalë për trion mbrojtëse që sipas ekspertëve të futbollit do të marrë trashëgimi­në e “BBC”-së juventine. Godin, De Vraj dhe Shkrinjar janë një asortiment qendërmbro­jtësish, të cilët mund të konkurrojë me të drejtë me repartet më të mira të botës. Aktivizimi i “GDS”-së, megjithatë, është shtyrë. Fillimisht për shkak të dëmtimit të Godinit e më pas të De Vrajit janë prishur provat gjenerale në miqësore dhe në dy javët e para të kampionati­t dhe vetë Shkrinjar ka kaluar një fazë përgatitor­e të ndërlikuar, mes ngarkesave të punës nga pikëpamja atletike dhe nevojës për t’u përshtatur me një modul në të cilin ka luajtur shumë pak herë.

– Në dy ndeshjet e para të Serisë A, megjithatë, Interi ka pësuar vetëm një gol, ai i Zhoao Pedros në Kaljari, ku gabimet e prapavijës kanë qenë të shumta. U pësua me aktivizimi­n e një tresheje alternativ­e, me Danilo D’Ambrozion në të djathtë, Shkrinjari­n në të majtë dhe Andrea Ranokian në qendër. Ky i fundit në vetëm dy ndeshje ka grumbullua­r më shumë se trefishin e minutave të luajtura në kampionati­n e kaluar, kur u ndal në 58’ në kampionat dhe 296’ në total. Mekanizmat e skuadrës dhe të reparteve në tërësi tashmë duken të asimiluara, mbetet vetëm të priten teste më angazhuese dhe shtimi i cilësisë së “Sherifit” dhe holandezit. Godin debutoi në fund kundër Kaljarit, De Vraj nuk u nis me kombëtaren “portokalli” për t’u riaftësuar nga problemi muskulor që e ka mbajtur jashtë dy javëve të para të kampionati­t. Ndeshja kundër Udinezes mund të jetë e para ku trioja do të shihet së bashku në fushë, edhe pse objektivi i vërtetë është starti i Ligës së Kampioneve më 17 shtator dhe derbi i datës 22.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania