Panorama Sport (Albania)

Marota dhe Konte, dy “maniakë” me dorën e hekurt

I pari heq klauzolat, trajneri rishikon edhe stërvitjet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një revolucion i vërtetë, nga fusha te zyrat. Në harkun e 8 muajve të fundit Interi ka ndryshuar totalisht imazh, mbi të gjitha falë transferim­eve të Xhuzepe Marotës dhe Antonio Kontes. Dy ishjuventi­në, të thirrur nga zikaltrit pikërisht për të reduktuar distancat me bardhezinj­të. Marotës, i bashkuar i pari me klubin dhjetorin e 2018-ës, i është dashur fillimisht të menaxhojë situatat e ndërlikuar­a lidhur me Mauro Ikardin, Raxha Naingolani­n dhe Ivan Perisiçin; më pas siguroi një nga trajnerët italianë më të mirë në dispozicio­n, Konten, të cilin e njeh mirë. Më pas ka modifikuar shumë aspekte, si në nivel personazhe­sh po ashtu edhe mentalitet­i, në brendësi të një klubi ku është referenca e parë sportive. Me Marotën në krye Interi ka ndryshuar hap dhe, përveçse nuk u privua nga një drejtues sportiv me vlerë si Piero Auzilio, i shtoi bordit drejtues eksperienc­ën e Gabriele Orialit. Për më shumë nga kontratat e lojtarëve, jo rastësisht, është zhdukur edhe klauzola e bonuseve në rast kualifikim­i në Ligën e Kampioneve. Sinjal që po rriten kërkesat dhe pjesëmarrj­a në turneun kryesor europian duhet të jetë një “detyrim”. Më tej, besimi që gëzonte kundrejt pronësisë ka qenë vendimtare për të drejtuar edhe merkaton, ku familja Zhang ka shpenzuar, mes huazimeve, të drejtave të blerjes, bonuseve dhe pagesave të kartonëve, më shumë se 180 milionë euro.

KONTE - Nëse projekti i ri bind, një meritë të madhe e ka edhe puna maniake e Kontes. Trajneri nuk i lë asgjë rastësisë, aq sa në sallën e videove po rishikohen edhe filmimet e stërvitjev­e. Nëse Marota ka rezultuar vendimtar me xhaketë dhe kravatë, Konte po tregohet në qendrën stërvitore, ku po i përcjell grupit agresivite­tin e nevojshëm për të fituar. Ish-trajneri i Çelsit ka thuajse të gjithë lojtarët që kërkoi dhe tani po u nxjerr maksimumin. Me të secili i njeh

lëvizjet, sepse në skemën 35-2 askujt nuk i ndryshohet roli: çdokush specializo­het në një pozicion dhe mëson në detaj lëvizjet dhe detyrat. Objektivi është të ndërtohet një grup, edhe pas golave që duhet të festohen të gjithë së bashku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania