Panorama Sport (Albania)

Hernandez: Nuk pata fat me dëmtimin, Champions-i synim minimal për Milanin

Francezi rikuperohe­t, gati për Veronën

-

Riaftësimi pas ndrydhjes në kavilje, të pësuar në miqësoren ndaj Bajernit, zgjati përtej parashikim­eve fillestare, por pasi mori OK-in e mjekëve për shërimin e tij, Teo Hernandez është gati për të luajtur. Sipas të gjitha gjasave, francezi do të jetë titullar në fundjavën e ardhshme në ndeshjen e kampionati­t kundër Veronës, teksa lumturinë e tij e ka shprehur edhe në intervistë­n për televizion­in e klubit.

GJENDJA - "Ndihem shumë mirë dhe çdo gjë ka shkuar pozitivish­t. Pata pak ters për këtë dëmtim, por janë gjëra që ndodhin në futboll. "Mezi pres të zbres në fushë. Kanë qenë dy muaj të qetë dhe pasi qëndrova në hotel në ditët e dëmtimit, tani po përgatis transferim­in edhe në apartament­in e ri".

MILANI - "Jam tejet i lumtur që jam pjesë e Milanit. Ndihem mirë me shokët, me stafin dhe të gjithë të tjerët. Megjithëse italishtja ime nuk është e mirë, kam pasur mundësi të lidh shoqëri me disa lojtarë. Skuadra ka cilësi dhe lojtarë të mëdhenj, ndaj kam besim për sezonin".

SHOKËT - "Siç thashë, nuk flas mirë italisht dhe qëndroj më shumë pranë Kastijehos, me të cilin komunikoj në spanjisht, por të gjithë më duken djem të mirë".

OBJEKTIVAT - "Synimi im është të kualifikoh­emi fillimisht në Ligën e Kampioneve, por ambicia duhet të vijë duke u rritur. Jemi një ekip i ri në moshë, por me shumë potencial, pasi organika më duket e plotë. Më ndihmën e tifozërisë mund të arrijmë rezultate të mëdha".

NUMRI - "Vendosa të marr numrin 19, meqë të njëjtin përdor edhe vëllai im te Bajerni i Mynihut. E kam pasur edhe vjet atë numër e meqenëse ishte i lirë te Milani, e morra edhe këtu".

XHAMPAOLO - "Nuk e njihja Xhampaolon, megjithatë më duket një trajner shumë i përgatitur. Në stërvitje është shumë agresiv dhe nuk ndalet asnjë sekondë. Me ndihmën e tij dhe të skuadrës mund të bëjmë gjëra të mëdha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania