Panorama Sport (Albania)

Skandali në KOKSH, Ruli mbron Bellon: Na ka ndihmuar

"Ku ishin deri dje këta revolucion­arët që sulmojnë...?!"

- ARTIN LLESHAJ LUIZA GEGA MUNGESA E PISTËS NË TIRANË

Gjergj Ruli, presi denti i Federatës Shqiptare të Atletikës, në një intervistë për "Panorama Sport", jep mendimin e tij për përplasjet e fundit në KOKSH ndërmjet kryetarit të Komisionit Teknik, Koço Mikerezi, dhe sekretarit të përgjithsh­ëm, Stavri Bello, në lidhje me mënyrën e përcaktimi­t të listave të kombëtarev­e olimpike. "Dua ta falënderoj KOKSH-in dhe sekretarin Stavri Bello për mbështetje­n që i kanë dhënë Federatës Shqiptare të Atletikës për vitin 2019 ashtu si edhe për vitin 2018", thotë fillimisht Ruli, duke vlerësuar mbështetje­n e sekretarit të KOKSH-it. Më pas, për debatin me listat shton: "Është sekretari dhe zyra e tij ata që ndjekin gjithçka dhe që janë më afër sportit. Është një komitet që merr vendime dhe nuk vendos sekretari. Unë nuk besoj se Stavri Bello të jetë bërë kaq komunist sa të thotë që unë do të dërgoj këtë ekip dhe do ta bëj vetë listën. Nuk e besoj kurrë, pasi është bordi që vendos". Kreu i atletikës thekson se në të shkuarën, kur ka qenë pjesë e KOKSH, nuk ka pasur përkrahje nga pala që sot akuzon: "Unë kam qenë zv.president i KOKSH, si dhe shef i misionit kombëtar të sportit dhe nuk jam mbështetur nga këta njerëz që sot po ngrenë zërin për këto probleme. Habitem, si ka mundësi që këta njerëz që deri dje nuk më mbështesni­n, sot qenkan

bërë kaq revolucion­arë. S'dua të bëhem palë as e Bellos dhe as e zotërisë që ka pretendime­t e tij për mënyrën e të vepruarit me listat, por ata sportistë që kanë shkuar, kanë qenë ata që e kanë merituar. Komiteti Olimpik Botëror dhe ai Europian, nëse do të ishin të pakënaqur me Bellon, do ta pushtonin zyrën e KOKSH dhe do ta çrrënjosni­n Stavri Bellon. Por, duke parë që gjërat janë konform ligjit, mendoj se gjithçka është në rregull. Të shpresojmë që të gjejnë gjuhën e përbashkët si Bezhani ashtu edhe Bello dhe ta mirëkuptoj­në njëri-tjetrin dhe të mos kalojmë në shprehje më 'çave by...' apo 'më plasi by...'"

Pas polemikave në lidhje me KOKSH-in, kreu i FSHA flet për paraqitjet fantastike që Luiza Gega vazhdon të bëjë në arenën ndërkombët­are: "E kam thënë edhe më parë që Luiza Gega është kurora dhe diamanti i atletikës shqiptare në garat e saj. Një atlete, e cila meriton respekt, jo vetëm për talentin, por edhe për atë që jep në garë apo stërvitje dhe për përkushtim­in e saj, ku gjithçka ia ka kushtuar atletikës. Një kampione që ngjitet në podiumin e atletikës botërore, me rezultate fenomenale, të cilat mbajnë lart jo vetëm atletikën, por të gjithë sportin shqiptar. Rasti më i fundit ishte gara e shkëlqyer që zhvilloi në Berlin. Ndonëse ishte një disiplinë e re për të, arriti të fitonte medaljen e bronzit, në një garë ku merrnin pjesë elita e atletikës botërore. Ka një bashkëpuni­m të shkëlqyer me trajnerin e saj dhe shpresoj që për herë të parë të ngjitet në podium në një event madhor si Kampionati Botëror".

KAMPIONATI BALLKANIK DHE DËMTIMI I SMAJLAJT

Të hënën dhe të martën

Shqipëria mori pjesë në Ballkaniad­ën e Bullgarisë, kompeticio­n që rezultoi sërish i pafat për Izmir Smajlajn, i cili vazhdon të vuajë dëmtimin në tendinë. "Ishte një event më i gjerë se thjesht një ballkaniad­ë, pasi harta është zgjeruar me pjesëmarrj­en e më shumë shteteve dhe tashmë është bërë ligë me 19 shtete. Ne morëm pjesë me një ekip të vogël sportistës­h", thotë Ruli, duke u fokusuar më pas te dëmtimi i atletit shkodran: "Fatkeqësis­ht, Izmir Smajlaj që prej 23 qershorit ka një traumë në tendinën e Akilit. Është një dëmtim, i cili nuk e dimë se sa do të zgjasë. Ky problem ka ardhur, për shkak se ne përdorim asfaltin e Kodrave të Liqenit, duke qenë se mungon pista në Tiranë, ndonëse në këto kushte kemi arritur të thyejmë rekordin kombëtar dhe të jemi në listën e atletëve më të mirë. Shqetësimi më i madh ka të bëjë me rikuperimi­n e Smajlajt, i cili më datë 12 ka ftesë në eventin e Armenisë dhe ende nuk e dimë nëse do të arrijë të jetë gati për këtë garë ashtu sikurse edhe për Botërorin e Dohas. Gjithashtu, edhe Franko Burraj u paraqit me probleme fizike, që ia komplikuan plotësisht

garën". Ruli vlerëson paraqitjen e bërë nga David Nikolli në ballkaniad­ë: "Është një atlet që jeton dhe stërvitet në Itali në kushte të mrekullues­hme. Mori dy medalje bronzi në 1500 metra dhe 3000 metra, të cilat janë një arritje e madhe".

Kryeqyteti vazhdon të mos ketë asnjë pistë vrapimi dhe ende nuk dihet se kur do ta ketë një të tillë. "Deri tani nuk ka asgjë konkrete, por unë shpresoj dhe besoj shumë te kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili do të na mirëkuptoj­ë. Ashtu siç po bën shkollat me palestra, duke i dhënë një ndryshim kryeqyteti­t, duhet që edhe Tirana të ketë sa më parë pistën e saj të atletikës. Në Qytetin Studenti si dhe pas hotelit 'Sheraton' janë dy vende të përshtatsh­me për ta ndërtuar atë. Gjithashtu, stadiumi 'Selman Stërmasi' është në pronësi të bashkisë dhe duhet patjetër që ai terren të bëhet me pistë atletike, e cila do t'i shërbente edhe klubit Tirana, edhe atletikës shqiptare. Është shumë e rëndë që në një metropol me një milion banorë të mos ketë asnjë pistë", përfundon Ruli.

 ??  ?? Gjergj Ruli, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës
Gjergj Ruli, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania