Panorama Sport (Albania)

Topin e ka Reja, historia bëhet me “gjelat”

Nga Brigel te De Biazi, e kanë dhënë një shkëndijë

-

T'i kërkosh sot Shqipërisë të marrë pikë kundër Francës mund të duket e tepruar. Jo vetëm sepse jemi në një periudhë tranzicion­i dhe Reja është trajneri i dytë brenda këtij edicioni, por sepse po luajmë kundër kampionëve të botës. Në shtëpinë e tyre... Më e vështirë se kaq nuk mund të bëhej, as për Kombëtaren tonë dhe as për trajnerin. Por ja që për dreq, Shqipërisë i duhet shumë një rezultat pozitiv kundër "gjelave". I duhet edhe Rejas për kontratën e së ardhmes, por mbi të gjitha Shqipërisë. Ka shumë të ngjarë të mos shkojmë në Europian edhe nëse e mundim Francën sot, por na duhet patjetër një shkëndijë. Kemi shumë nevojë për atë shkëndijë që do të kthente besimin në skuadër dhe mbi të gjitha do të krijonte atmosferën e duhur. Atmosferë që mungon te shqiptarët që prej kualifikim­it në Europian. Sepse kështu ka funksionua­r sistematik­isht dekadat e fundit me kuqezinjtë: një ndeshje e madhe me një rezultat pozitiv ka ndezur gjithë shqiptarin­ë.

- Të gjithë e kujtojnë se çfarë ndodhi kur Brigel ishte trajner dhe Shqipëria mundi Rusinë 3-1 në "Loro Boriçi" (29 mars 2003). Fitorja me Greqinë 21 më 4 shtator 2004, ishte gjithashtu një shkëndijë që ndezi shpresa për të ardhmen. - Me Oto Bariçin mjaftoi një barazim 0-0 në transfertë kundër Bullgarisë (28 mars 2007) dhe skuadra u transformu­a për muaj të tërë.

- Ari Han mbijetoi më gjatë se sa duhej në stolin kuqezi, pikërisht se mori një barazim 0-0 me dhjetë futbollist­ë në Portugali (15 tetor 2008). Ronaldo ishte në fushë...

- Nën drejtimin e të ndjerit Josip Kuzhe kuqezinjtë bënë një nga ndeshjet më të mira në histori kur mundën Bjellorusi­në 1-0 në Tiranë (26 mars 2011). - Shqipëria e De Biazit shkëndijën e parë e dha me atë fitore 10 në Norvegji (22 mars 2013). Ndërsa udhëtimi historik drejt "Euro 2016" nisi pikërisht me një fitore 1-0 në Portugali (7 shtator 2014). Ronaldo me shokë atë edicion u shpallën kampionë Europe. I vetmi që nuk dha asnjë shkëndijë ishte Panuçi dhe u shkarkua pa luajtur as gjysmat e ndeshjeve. Tani është radha e Rejas, topi është në duart e tij. Franca nuk është një "klient" komod, por është i duhuri për të bërë historinë. Nëse ia del sot, nuk shton vetëm shanset për të rinovuar kontratën që i skadon në nëntor, por kthen besimin te e gjithë tifozëria kuqezi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania