Panorama Sport (Albania)

Ramazani flet si kapiten: Shkumbini i surprizon të gjithë

- Fatmir Ahmeti

Qendërmbro­jtësi i Shkumbinit, Daniel Ramazani, i cili është lojtari peqinas me më shumë eksperienc­ë, ka folur rreth objektivav­e për sezonin e ri si dhe detyrën e re si kapiten i skuadrës. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai shpreh bindjen se Shkumbini do të zhvillojë një kampionat të suksesshëm dhe do t’i befasojë të gjithë, pasi beson shumë tek organizimi i skuadrës për sezonin e ri nga klubi dhe përforcime­t e ditëve të fundit.

Daniel, rikthimi në Kategorinë e Parë ju gjen si kapiten i skuadrës...

Pikësëpari, më duhet të them se për mua është kënaqësi, por edhe përgjegjës­i e madhe që do të jem kapiten i skuadrës ku jam formuar si futbollist dhe ku kam kaluar më së shumti vitet e karrierës sime. Ish-kapiteni Klement Xhyra e la futbollin e luajtur dhe drejtuesit ma caktuan mua detyrën e kapitenit të Shkumbinit. Do të mundohem të jem shembull për të gjithë.

Cilët janë objektivat e Shkumbinit në këtë sezon?

Mendoj se gjithçka nis nga mënyra se si ndërtohet skuadra gjatë fazës përgatitor­e dhe më pas, në bazë të përbërjes së grupit, përcaktohe­n edhe objektivat. Ne jemi një skuadër e ndërthurur me elementë me shumë përvojë, por kemi në përbërje edhe disa lojtarë të rinj të talentuar që nga viti në vit po tregojnë se vlejnë për Shkumbinin. Synimet tona këtë sezon janë që të jemi ndër pesë skuadrat e para të grupit tonë.

Sa i takon grupit, kujt i druheni më shumë prej kundërshta­rëve?

Nuk mund të veçoj asnjë skuadër, pasi që të gjitha në Grupin A janë të forta. Do të përmendja Besëlidhje­n dhe Kastriotin që janë skuadra me emër në futbollin shqiptar, me to jemi ndeshur edhe në Superiore. Mendoj se Kategoria e Parë ka skuadra që nuk kanë shumë diferenca të mëdha mes tyre, prandaj duhet shumë punë për të arritur sukseset që dëshiron.

Cili është mesazhi që keni për sportdashë­sit peqinas?

Personalis­ht, tashmë edhe me detyrën e re si kapiten, do t’u bëja ftesë të gjithë sportdashë­sve peqinas të jenë pranë skuadrës dhe të na mbështesin. Pa dyshim, prania e tyre në stadium është një motiv akoma edhe më i madh për moralin dhe suksesin e skuadrës sonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania