Panorama Sport (Albania)

Portugalia, me 4 ‘bombardues’

Ndaj Serbisë mund të luajnë Ronaldo, Feliks, Silva e Fernandes titullarë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Portugalia, kampion ia në fuqi e Europës, por edhe fituesja e Ligës së Kombeve, përgatitet për një transfertë të rrezikshme në Beograd sot në mbrëmje ndaj përfaqësue­ses së Serbisë. Trajneri Fernando Santos kërkon që të shkundë ambientin, por në të njëjtën kohë të frikësojë disi edhe rivalët, duke qenë se pas dy ndeshjeve të para eliminator­e, luzitanët kanë vetëm dy pikë, prandaj me rastin e vizitës në Ballkan, kreu i pankinës iberikase pret kthesën nga ana e lojtarëve të tij. Sivjet, Portugalia ka afruar nga Shpresat edhe një talent shumë të madh si Zhoao Feliks, blerja 126 milionë euroshe e Atletikos së Madridit, i cili nuk mund të lihet jashtë formacioni­t të parë, duke parë edhe formën fantastike të shfaqur në tri javët e para në kampionati­n spanjoll. Prandaj, nëse deri dje ishin Kristiano Ronaldo, Bernardo Silva dhe Bruno Fernandes ata që formonin trion e sulmit, në Serbi, trajneri Fernando Santos nuk përgënjesh­tron edhe

faktin që të mund të rreshtojë nga minuta e parë një skuadër ultras ofensive, së bashku me Zhoao Feliksin titullar: "Nuk i kemi nisur siç duhet këto eliminator­e sivjet, por kohë për të rikuperuar ka ende shumë dhe të gjithë ne duam që t'i japim një kthesë shumë të fortë situatës në grup. Madje, i kam kërkuar skuadrës që jo vetëm

të nisim të fitojmë në Serbi, por në të njëjtën kohë të hapim një seri të gjatë fitoresh, pasi objektivi dhe kërkesa ime është që të kualifikoh­emi në Europian si të parët në Grupin B. Portugalia me 4 yje në sulm? Pse jo. E di që po flisni për Kristiano Ronaldon, Zhoao Feliksin, Bernardo Silvën dhe Bruno Fernandesi­n. Kam

luksin që të kem lojtarë shumë cilësorë në repartin ofensiv dhe për këdo do të ishte një luks që të punonte me futbollist­ë si këta. Por po tregohem i sinqertë: nëse do të kishim ndonjë pikë më shumë pas dy ndeshjeve të para, ndoshta nuk do të kisha nevojë për të rrezikuar kaq shumë. Por duke parë situatën tonë disi të vështirë

në grup, ekziston mundësia që si Ronaldo, ashtu sikurse edhe Feliks, Silva dhe Fernandes të luajnë që të katërt nga minuta e parë. Në Serbi dua që të fitojmë me çdo kusht. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por jemi kampionët e Europës në fuqi, ndaj dua tri pikët dhe që të shkojmë në Europian si fitues të grupit tonë", tha Santos.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania