Panorama Sport (Albania)

“S'jam e keqja, shpëtova Ikardin”

"PSG-në nuk mund ta refuzonte, në fund të sezonit do të bëjmë zgjedhjen më të mirë"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Të vërtetat e treguara kanë qenë shumë, gënjeshtra­t më shumë. Ky është versioni i Vanda Narës. E kanë portretizu­ar si të keqen e historisë, përgjegjës­en e divorcit mes Mauro Ikardit dhe Interit. "Është thënë se po dëmtoja bashkëshor­tin tim, babanë e fëmijëve të mi. A arsyetojnë përpara se të flasin? Si mund të mos e dua të mirën e Mauros?" Gjatë një interviste për mediat italiane, argjentina­sja vendos në radhë muajt e fundit, të mbyllur me huazimin e Ikardit te PSG. "Nuk është divorc, Mauro dhe Interi janë dy të fejuar që po kalojnë një pauzë reflektimi".

Vanda, pra po thoni se Ikardi rikthehet?

PSG-së nuk mund t'i thoshte "jo", ka gjithçka për të fituar, është një klub i mbushur me yje dhe Mauro ndihet krenar që iu bashkua. Parisi është i mrekullues­hëm. Në fund të sezonit do të zgjedhim më të mirën: Unë punoj për të, më pas vendimet i merr vetë.

Përse raportet me Interin u përkeqësua­n?

Prej keqkuptime­ve, por dëshira për të luajtur tek Interi dhe dashuria e tifozëve mbetet. Në çdo raport ka momente krize. Në fund ndahemi me një shpresë pozitive, pa asnjë tradhti.

Çfarë ndodhi në vërtetë? të

Interi kishte nevojë të shiste Ikardin. Si kapiten Mauro nuk do të ishte larguar asnjëherë nga klubi. Ishte një strategji për ta shitur.

Me çfarë arsyesh iu hoq shiriti?

Për ta shitur, kështu iu tha. Janarin e kaluar refuzoi transferim­in në një tjetër skuadër

dhe u përgjigj: "Jam kapiteni i kësaj skuadre dhe nuk e lë". Në atë moment raportet u ndërlikuan.

Klubi tjetër ishte Juventusi, që në janar propozoi shkëmbimin me Higuainin plus 50 milionë?

Nuk e them emrin e skuadrës. Lojtari tjetër megjithatë kishte ardhur më parë në Milano, por jo tek Interi… Nëse Mauros do t'ia kishin komunikuar drejtpërdr­ejt do të ishte ndryshe. Shiritin nuk duhet t'ia hiqnin në fund të sezonit.

Pasi nuk udhëtoi drejt Vjenës qëndroi jashtë fushave dy muaj. Ju telefonuat Masimo Moratin për ndihmë?

Të gjithë po sulmonin Mauron, Morati doli me një deklaratë për ta mbrojtur.

Ikardi nga 29 golat në vitin e parë me Spaletin përfundoi në merkato. Përse?

Çështje llogarish të klubit. Ndoshta në atë periudhë merkatoje mund të ishte shitur vetëm Ikardi.

Sipas shumicës, deklaratat tuaja në "Tiki Taka" kanë pasur një peshë vendimtare në këtë çështje. Do ta përsërisni­t gjithçka?

Interi i dinte të gjitha. Nuk duhet të më jepnin leje, nuk jam nën kontratë me ta. Po, do ta përsërisja gjithçka, nuk kam folur kurrë me keqdashje. Them gjithmonë të vërtetën, gënjen ai që nuk ka kurajë. Do të vazhdoj në "Tiki Taka".

Përse pati raporte negative mes kroatëve (Brozoviç dhe Perisiç) dhe Mauros?

Gjithçka u fry. Marrëdhëni­a ka qenë gjithmonë pozitive, njëri prej tyre jeton pranë nesh.

Mendoni se jeni e diskriminu­ar, sepse jeni femër?

Jo, jo. Por, jam një figurë që nuk ekziston: bashkëshor­te dhe menaxhere. Të dëgjosh një grua që flet për futboll krijon habi. Megjithatë, klubet më kanë trajtuar çdo herë me respekt.

Kontes iu desh të pranonte vendimet e klubit?

Mendoj se po. Bisedova me të, i kishin garantuar në çdo rast se skuadra do të përforcohe­j.

Si ndryshuan ekuilibrat me ardhjen e Marotës? Nuk gjetët pikën e përbashkët?

Futbolli është biznes, Marota bën disa zgjedhje, sepse duhet t'u përmbahet llogarive. Do të shihet kush veproi mirë. Mbi nivelin e Ikardit nuk ka dyshime: kisha 15 oferta.

Ishte e nevojshme të nisnit gjyq me Interin?

Nuk filloi për para, përndryshe do të ishte larguar 3-4 vite më parë, kur Interi nuk luante në Champions; do të kishte përftuar dyfishin, por qëndroi prej dashurisë kundrejt klubit. Dëshironte të stërvitej me Konten.

Mendoni se Mauro i tha "jo" Juves?

Ishte kapiten i Interit, nuk do të largohej kurrë.

Është përfolur edhe për një shkëmbim Ikardi-Dibala...

Po, Juvja u interesua.

Mendoni se në një të ardhme Mauro do të luajë te Juventusi apo në Itali nuk dëshiron më të rikthehet?

Italia i pëlqen, e njeh mirë kampionati­n, ka shënuar 135 gola. Mendoj se do të rikthehet. Nuk e di se kur dhe ku. Prioriteti ka qenë gjithmonë Interi.

Bashkëshor­ti juaj ndodhet në Paris, ndërsa ju në Milano. Do t'ju ndryshojë jetën?

Jemi një familje arkaike me shumë fëmijë dhe na pëlqen të jemi prezentë. Po firmosja kontratën e Mauros në Paris dhe ndërkohë telefonoja në shtëpi për të ndihmuar fëmijët me përgatitje­t për shkollën që niste të nesërmen. Do të jetë e vështirë.

Vanda është e mira apo e keqja e historisë?

Jam ajo që e zgjidhi. Ishte vështirë të dilje nga kjo situatë, duke gjetur një skuadër me nivel. Si menaxhere, arrita të bëja më të mirën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania