Panorama Sport (Albania)

Lila: Kur Donadoni më thërriste Ajnshtajn

Rrëfimi i kavajasit bardheblu që ka bërë histori me Kombëtaren Mbrojtësi zbulon të fshehtat e Greqisë, Tiranës dhe Parmës

-

Andi Lila në 360 gradë. Futbollist­i i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare rrëfehet në emisionin radio fonik “60 minuta në fushën time”, të gazetarit Ervin Baku në “Radio Tirana”. Futbollist­i rrëfeu të gjitha sekretet nga dita e parë e futbollit deri te dita e fundit e saj që ende nuk ka ardhur. Një intervistë me shumë sekrete dhe të papritura për lojtarin e Tiranës.

PIKËNISJA NË KAVAJË

“Unë futbollin e kam nisur në vitin 1996, kur isha 10 vjeç te një skuadër në Kavajë, me trajner zotin Fisnik Kosova. 15 vjeç u bashkova me ekipin e parë dhe u grumbullov­a nga Kombëtarja U-15 me trajner Ilir Spahiun. Unë isha ai djali që qëndroja gjithë ditën me top, në fushat e zeza të Kavajës. Kam takuar këtë verë një shok fëmijërie që më tha se të imagjinoja gjithmonë me top dhe i nxirë nga fushat e futbollit me qymyr. Më kanë shërbyer shumë lojërat nëpër rrugicat ku luaja futboll. Shkoja te një rrugicë dhe sa mbaroja ndeshjen, hidhesha te tjera. Ka qenë një pjesë fantastike e fëmijërisë sime. Tani fëmijët janë të dhënë pas teknologji­së, ndërsa ne kishim vetëm futbollin dhe pasionin për të. Ishte tragjike kur na binte topi në ndonjë bahçe dhe na i çanin”. DEBUTIMI SI PROFESIONI­ST

“Më pas kalova tek ekipi Kosal ku drejtonte i mirënjohur­i Naim Allaj ish-futbollist dhe Dashamir Manjani. U grumbullov­a tek U-15 nga Ilir Spahiu, një njeri, të cilin unë e respektoj dhe e vlerësoj shumë. Ishte profesioni­st i madh, sepse na dha kuptimin e futbollit. Deri 10 vjeç luan si të duash, deri 15 vjeç kupton futbollin. Me profesor Ilirin grumbulloh­eshim te “Kompleksi Partizani” dhe ai na jepte me shënim çdo gjë. Faqet e mureve ishin të mbushura me taktikë dhe nëpër dhoma kishim fleta të varura për çdo skemë loje, si 4-4-2. Na kërkonte llogari dhe ende i kam ato fletoret e tij”. KOMBËTARET E MOSHAVE

“Diku nga marsi i 2001-shit duhet të bëja diferencën, ose të bëhesha futbollist ose do të shkoja në emigrim me familjen në Itali. Ishte sfidë për mua. Nga 780 futbollist­ë të datëlindje­s 1986 u seleksiono­va, kalova te Kombëtarja A, sepse kishte edhe Kombëtare B. Më pas në formacion dhe kapiten. Thashë që bëj për këtë punë dhe do ta vazhdoj futbollin”.

BESA

“Ishte ballkaniad­a në Tiranë dhe pasi mbaroi, rikthehem në Kavajë dhe grumbulloh­em me ekipin e parë. Trajner Abdyl Kuriu. Shkova dhe më tha që t’i meqenëse je i vogël, do të bësh më pak stërvitje, por unë isha më i fortë nga të gjithë. Dilja i pari në çdo test”.

DEBUTIMI

“Debutimin e bëra në Kupën e Shqipërisë kundër Burrelit në Lushnjë. Ishte ndeshja ime e parë zyrtare. Nëse nuk gaboj, fituam 5-0 ose 6-1. Në kampionat luajta në dhjetor të 2001shit, isha 15 vjeç dhe 10 muaj. Trajner ishte Ramadan Shehu. Ndeshja ishte 0-4 për Teutën. Hyra në pjesën e dytë, ndërsa takimi u mbyll 0-5. Në fund të ndeshjes trajneri më tha: ‘Po ti, çun i ri, të futëm të ndryshosh diçka. Ti hyne si hyne dhe dole si dole’. Në vitin pasardhës erdhi Edmond Zalla dhe Ilir Duro. Më aktivizoni­n shpesh. Vitin tjetër ramë në Kategorinë e Dytë. I luajta të gjitha ndeshjet dhe e konsideroj atë vit si universite­tin apo masterin tim. Atë sezon u forcova. Na prisnin dhe i prisja goxha mirë. Thjesht, mbijetonte kush kishte gjunjë”.

SUPERIORJA

“Në sezonin që u kthyem në Superiore me Besën isha 18 vjeç. Trajner ishte Ilir Shulku, një zotëri. Nuk harroj një batutë të tij në Elbasan, vitin që fituam titullin me Ilir Dajën. Stadiumi ishte plot dy orë përpara, ne dolëm të shihnim ambientin, por isha skuqur. Po kontrolloj­a vendin për takat që do të vishja. Takoj Ilirin që më thotë: ‘Çfarë ke, të shoh jo mirë’? I them: ‘Kam emocione dhe ankth’. Ma ktheu menjëherë: ‘Ta dijë kali çfarë emocione ka, nuk e ka frikë fare luanin’. Ishte batutë që nuk harrohej. Shkuam më pas në Europë me Besën”.

IRAKLISI DHE INATI ME VANGJELIN

Vitin pasardhës kalova tek Iraklisi. Luajta pak, por ama luajta. Ishte 2007-ta. Kaluam unë dhe Ervis Kraja. Në skuadër ishim katër shqiptarë, së bashku me Fortuzin dhe Koliçin. Enea, madje nuk fliste mirë shqip. Luajta disa ndeshje. Dy takimet e para trajneri nuk më grumbullon­te fare. Në ndeshjen e tretë u them çunave: “Tani këta grekët do t’i thyj n’dysh, do t’i fluturoj në ajër”. Thashë, o vdekje o liri”. Një

ditë në hotel po shihnim trajnerin tonë Ivan Ivanoviç që po jepte një intervistë. Ishte shumë i njohur, sepse çoi Apoelin në tetëshe të Champions-it, sigurisht ishte edhe serb. Mendova, në Greqi, trajner serb, këta nuk më aktivizojn­ë kurrë. Në intervistë dëgjoj, Lila, Lila. I them Fortuzit çfarë ka thënë ky, sepse nuk dija fare greqisht. Më thotë që je në formacion kundër Arisit të Selanikut, në derbi. Nisën emocionet, që gjithmonë i kam pasur, por janë emocione pozitive. Edhe tani kam emocione kur shkoj në stërvitje. Ato emocione më mbajnë dhe kur të më ikin, do të lë futbollin. Luaja mesfushor i djathtë. Mbrojtës i majtë, Kristi Vangjeli. Arisi ishte në superformë. Kisha marrë një karton të verdhë më parë, ndërsa në minutën e 45-të, i shkaktova faull Kristit. Ky e nisi menjëherë lojën, ndërsa unë instinktiv­isht zgjas këmbën. Kristi bëri skena tek arbitri dhe ai më dha kartonin e dytë të verdhë dhe në debutim dola me të kuq. Debutimet gjithmonë i katranosja. Pas pezullimit isha titullar. Asokohe thosha: “Kristit nuk i flas kurrë, në Kombëtare e kisha shokun më të mirë”.

KTHIMI NË KAVAJË DHE TITULLI ME TIRANËN “Qëndrova një vit në Greqi, një vit u ktheva në Kavajë, tri vite me Tiranën dhe kampion. Ishin vitet më të mira të karrierës dhe jetës sime, sepse atë periudhë kisha shok Gent Zenelin dhe Jul Dedën. U thosha jo se nuk më bëni për të qeshur, por kënaqësinë time e kam te Tirana. Ai grup, ai unitet solli që ne të fitonim gjithçka. Gjeta lojtarë që kishin shkruar historinë në futboll. Devi Muka, Blend Nallbani që e kisha shok dhome tri vite. Fituam Kupën kundër Dinamos në Durrës dhe shkova në Janinë”. GREQIA 2

“Kam qëndruar 7.5 vite te Pas Janina që është si shtëpia

ime. Kur ika nga Tirana në Janinë, për pak kalova në depresion, sepse në Tiranë jeta ime ishte me 200 km në orë. Atje në Janinë ishte minus, nuk shtyhej fare. Shkruam historinë me atë skuadër, sepse ekipi erdhi nga Kategoria e Dytë. Isha lojtar i padiskutue­shëm në skuadër. Me punë sigurisht dhe në Greqi veçanërish­t, kam kaluar vite të bukura, kam krijuar miqësi të mëdha. Skuadra u rrit bashkë me mua. Nga Kategoria e Dytë kaluam një tur në Europë. Rivalizoni­m çdo skuadër. Fitonim kundër Olimpiakos­it. Ama, çdo cikël ka dhe fundin”.

PARMA DHE LEKËT E PAMARRA

“Në vitin e katërt me Janinën isha në kulmin e karrierës, kalova në kampionati­n e ëndrrave, Serinë A me Parmën. President ishte Rezart Taçi. Shkoj nga Tirana në Romë dhe aty blej “Corriere dello sport” që shkruante: “Lila kush është ky”? Isha me vëllain dhe një mikun tim dhe kuptohej gazeta shkruante që unë shkoja te Parma sepse isha shqiptar dhe më kishte sjellë presidenti. I them vëllait: “Nga 29 dhjetori deri më 1 qershor, Andi Lila ka hyrë në burg, sepse, o do të thyej opinionin, ose do të shkatërroh­em. Jeta ime ishte, shtëpi-stërvitje. Sa për Parmën, në fillim ishin skeptikë, por në stërvitje vura pikat mbi ‘i’”.

DEBUTIMI NË SERINË A DHE ARABI I GOLIT “Ndeshja e parë në Kupë ndaj Kaljarit, bëra tërheqje në pulpë. E kalova, më pas debutimi në Serinë A me Sasuolon. Para Sauolos m’u fiksua sikur bëra tërheqje, por ishte psikologji­ke, sepse doktorët thoshin s’ka asgjë. Isha fiksuar që nuk isha për këtë nivel. Nuk kisha ngrënë asgjë dy ditë. Me një mikun tim shkuam te një arab që kishte restorant,

hëngrëm darkë, sepse isha në siklet. Do ti që shënova gol”.

BATUTA E DONADONIT

“Te Parma trajner ishte Donadoni, i cili kur më takoi për herë të parë më pyeti: “A di italisht”? E dija shumë mirë, por kalimi në Greqi e kishte ndryshkur italishten. “Për një muaj, - i them, - do ta flas ujë”. Ma kthen: “Pse kush je ti, Ajnshtajni”?

EMOCIONET

“Në Sasuolo fillon loja dhe 20 minuta i them vetes nuk jam për këtë punë. Pastaj marr një top, godas dhe 1-1. Shënova gol dhe nuk e di sesi hyri në portë. Thashë: Zoti është i madh. Më pas ndeshja me Torinon dhe përballë kisha Bashën. Nuk shkova tek arabi dhe nuk shënova, shkova para Interit dhe shënova gol. Erdhi Juventusi, shkova tek arabi, por më kot”.

PARATË

“Parma ishte eksperienc­ë e mirë, por nga ana ekonomike humba shumë para. Nuk kam marrë asgjë. Rezart Taçi më ka premtuar se paratë do t’i marr. Tani nuk hap telefonin, i kam falur kohën, jo paratë. Nuk jemi norvegjezë dhe jo shqiptarë. Janë para gjaku”.

TIRANA 2

“Gazetat nxorën që ndoshta Andi kaloi te Kukësi. Sapo kthehem në Kavajë më thërrasin prindërit. Mamaja që është tifoze e Tiranës më thotë: “Kukësi? Lëre fare futbollin. Ke luajtur, je kënaqur, merru me sindikatën. Aman, mos shko në Kukës, sepse jemi të gjithë me Tiranën”. S’e kisha menduar asnjëherë. Tirana është shtëpia ime. Futbollin e kam filluar në Kavajë, por në Tiranë kam bërë hapin e madh. Ndoshta

mund të luaj edhe 6 muaj me Besën dhe të mbyll karrierën. ‘Qershia mbi tortë’ do të ishte titulli me Tiranën”.

DËMTIMI

“Jam duke punuar që të lë pas dëmtimin më të rëndë të karrierës. Shpresoj të rikthehem. Nëse do të dalim edhe kampionë, do të marr një gozhdë dhe do ta ngul në mur”.

KUJTIME ME FRANCËN

“Është skuadra me të cilën jam përballur më shumë herë me Kombëtaren. Kulminantj­a ishte ndeshja e finaleve në Marsejë. Është një video me ‘slow motion’ me Armando Sadikun. Veç të qenit kolegë, jemi edhe miq. Për çdo futbollist shqiptar finalet e Europianit janë kulmi i karrierës. Ndërsa për festimin i them Sadikut se pas 10 vitesh, fëmijët tanë do të thonë se e ka bërë Andi Lila golin. Ai u çudit dhe tha: ‘Dreq me të vërtetë është kjo punë’. Franca ishte një muaj si ‘big brother’. De Biazi diti të përshtatej me Shqipërinë dhe na ndërroi nivel si skuadër dhe lojtarë. Mediat asokohe nuk futeshin në dhomë me ne. Na bëri të famshëm të gjithëve. De Biazi e ngriti këtë nivel”.

KOMBËTARJA

“Para Serbisë çfarë pyesnin, njihnin vetëm Lorik Canën. De Biazi luajti me kartën patriotike dhe kjo ishte gjetja. Me Kombëtaren në Europian, ndeshja e parë ishtë kundër Zvicrës në Lens. Humbëm, por nuk e meritonim. Nuk kishte asgjë të veçantë. Të gjithë duan të fitojnë. Ishin dy vëllezër dhe luanin kundër njëri-tjetrit. Nuk luajta me Zvicrën, por isha stërvitur aq shumë, aq sa fola me Luan Shabanin dhe stërvitesh­a me ekip profesioni­st të peshëngrit­jes në Greqi si dhe kisha marrë trajner personal. Arrita kërcyeshmë­ri të çuditshme. Ndeshjen e parë nuk luajta dhe pas humbjes ne që ishim në stol, bëmë stërvitje. I them De Biazit dhe Tramexanit: ‘Mos i kaloni vizimet se do t’ju thyj në dysh’. E thashë me të qeshur, por edhe me të ngjeshur. Në fund vjen De Biazi e më thotë: ‘Si ndihesh’? I them: ‘O sot, o kurrë, dua shansin tim më fut në lojë’. Më pa çuditshëm, sepse ishte i tillë ndonjëherë. Mendova se do të më përzinte fare nga stërvitja dhe duhet të bëja gati çantën. Të nesërmen ndau jelekët dhe ma kaloi me forcë atë të titullarit, unë ia mora me dhunë dhe i thashë grazie mister. Luajta me Francën para 78000 vetëve. Ishte e paimagjinu­eshme. Kundër Francës duhet të luash duke u argëtuar”.

MUNGESA E KOMBËTARES

“Më mungon është pak. Pak më parë lexova një status të Migjen Bashës. Jam i fortë, por kur e lexova isha në plazh dhe më shkuan lotët vu. Kemi bërë historinë bashkë. Është një mik i madh dhe kur lexova nuk u përmbajta. Çdo cikël e ka një fund. Edhe unë do ta bëj një ditë. Nuk e kam vendosur ende. Duhet të kthehem fillimisht të luaj me Tiranën. Do ta diskutoj edhe me familjen, por edhe unë do ta shkruaj atë mesazh”.

GOLI MË I BUKUR

“Goli më special është ai kundër Interit në ‘San Siro’. Zoti ma shpërbleu më shumë se ç’duhet. Ëndërr ishte të luaja në atë stadium dhe jo më të shënoja në portën e Interit. Atë kohë kishte lindur edhe djali dhe golin ia dedikova atij. S’kam qejf të shoh futboll, por jam me Interin, Kombëtaren dhe Tironën”. MOMENTI MË I KEQ I KARRIERËS

“U ktheva nga Beogradi në Janinë dhe shoqatat e Epirit donin të më shpallnin ‘nongrata’ atë kohë. Presidenti dhe klubi më mbështetën. Nuk do ta ndaja unë kufirin. Jam futbollist. Pashë flamurin kuqezi dhe është detyra ime dhe e çdo shqiptari ta mbroj në çdo lloj forme. Për mua kufijtë janë të kotë”.

MIQTË

“Presidenti më i mirë, Refik Halili, të keq s’kam pasur. Andi Lila është shoku i të gjithëve. Te Besa kisha Meglid Mihanin, te Iraklisi, Indrit Fortuzin. Te Pas Janina, Emiliano Vilën, te Parma, Isak Belfodil. Te Tirana tani Tefik Osmanin, ndërsa në Kombëtare Sokol Cikalleshi­n, edhe pse nuk mund të veçoj askënd. Zoti Bici në Gramsh më bëri ‘qytetar nderi’ për mbrojtjen e flamurit. E vlerësoj shumë dhe dua të rikthehem në këtë qytet”.

SINDIKATA

“Mendoj se do ta bëj shumë mirë këtë gjë. Nuk do të ketë më kontrata nën tavolinë për lojtarët. Nëse futem për t’u bërë trajner futbolli, mendoj se e bëj shumë mirë, por tani dua të bëj gjëra të mëdha për të gjithë sportistët. Sindikata kërkon rrogë për të gjithë sportistët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës”.

DËSHIRAT, ËNDRRAT DHE PAK FILOZOFI

“Për sa i përket Zotit, kërkoj që të më falë. Lumturia absolute? Ka grimca lumturie. Unë për vete qesh dhe i bëj të qeshin të gjithë. Ana ime e mirë është mirësia. Ana më e keqe imja është se nuk them dot ‘jo’.

Për gabimet jam shumë tolerant, sepse mendoj se gabimi është njerëzor, falja është hyjnore. Do të doja që me shokët që kam të udhëtoj nëpër Shqipëri dhe ta shoh çdo cep të këtij vendi. Autori im i preferuar është Petro Marko. Te burrat respektoj fjalën. Te seksi tjetër, të qenit femër dhe vetvetja. Grupet muzikore që pëlqej ‘Metallica’, ‘Beatles’, filmat ‘The Shawshank Redemption’ dhe ‘Forrest Gump’. Ngjyra që pëlqej është bluja, ndërsa suksesin akoma nuk e kam arritur. Pija e preferuar është uji. Pendohem për kohën që humbas, zakonisht nuk urrej asgjë, por dy ditë në vit ndihem i trishtuar, më 31 dhjetor dhe në ditëlindje­n time. Vdekjen e dua të natyrshme, ndërsa gënjej për mirë kur duhet të iki në stërvitje dhe të gjej një gënjeshtër për djalin që nuk më lë të dal nga shtëpia”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania