Panorama Sport (Albania)

Goleadë e Tiranës, akuza te Vllaznia

Trajneri i bardhebluv­e paralajmër­on lëvizje në formacion

-

Tirana fiton thellë dhe me përmbysje miqësoren me Besëlidhje­n. Pa gjysmën e titullarëv­e në fushë, skuadra bardheblu mundi 5-2 ekipin lezhjan të Elvis Plorit në një ndeshje pa shumë histori për sa i përket rezultatit, edhe pse ishin ...

Ardian Memës i mungon një ndeshje e fortë. Pas fitores me Besëlidhje­n pranon se nuk do të kishte dashur që kampionati të ndalej. Deklaron se pas eksperimen­tit të dyshes Ngo-Dunga mund të bëjë ndryshime të tjera në ekip. Ja intervista me Ardian Memën.

Tentuat një 4-4-2 në miqësoren me Besëlidhje­n? Ndeshjet miqësore për këtë punë janë, që të provosh edhe mënyra loje të tjera, përpos kësaj, edhe si shkojnë çiftet në reparte të ndryshme. Megjithatë, diçka fituam, nuk e them se çfarë, por do të jetë pjesë e vazhdimësi­së sonë, se mund të kemi ndryshime edhe si pozicione, varet si sistem loje, se do të kemi ndryshime nga një javë në tjetrën.

Shumë mungesa në skuadër me Dokën, Hasanin dhe Osmanin...

Doka kishte një sebep dhe i kam dhënë leje që dy ditë më parë, Osmani ishte i lodhur dhe Hasani kishte një shqetësim në pulpë, menduam të ruanim lojtarët, se na duhen për kampionat dhe gjykova të mos luanim sot (dje). Ju ka bërë mirë ky pushim? Më shumë kemi parë veten tonë, se të jep kohë dyjavëshi i kombëtares për të parë veten dhe ecurinë si seanca stërvitore. Të them të drejtën, më mungon një ndeshje këtë javë, se patëm ritëm të mirë sa u përket fitoreve dhe me shqetësoi disi, por besoj se do ta kapim përsëri ritmin që kishim.

Përballeni me Skënderbeu­n që mbetet i bezdisshëm... Unë them që çdo ekip, kur i shohim ndeshjet, kanë të mirat dhe të këqijat e veta. Por, çdo ekip në Shqipëri, po të jetë këmbëngulë­s, sidomos me Tiranën, janë të gjithë këmbëngulë­s dhe e tregojnë veten, na nxjerrin probleme. Nuk është e lehtë në këtë lloj futbolli të fitosh ndeshjet rehat, të shohim, javët do të tregojnë rezultatet e Tiranës.

Do të luani gjashtë derbi, gjithmonë si projektim? Varet se si do të jetë ecuria, më shumë i kemi mëshuar kampionati­t dhe pastaj varet se kush është kundërshta­ri në Kupë. Do të bëjmë çdo gjë për të fituar ndeshjen, qoftë edhe kundër Partizanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania