Panorama Sport (Albania)

U vendos himni i Andorrës, ja skandali para ndeshjes

Zyrtari i FSHF-së: Arbitri kërkoi ta niste direkt lojën

- QËNDRIMI I SHQIPËRISË

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë startoi me vonesë, për shkak të incidentit që ndodhi me himnin tonë kombëtar. Në momentin e fillimit të ndeshjes, në stadium u luajt himni i Andorrës dhe jo i Shqipërisë. Mirëpo, në këtë moment, skuadra jonë përfaqësue­se, me anë të stafit dhe vetë futbollist­ëve, ka kërkuar që të mos fillojë ndeshja pa u ekzekutuar himni ynë. Mirëpo, si të mos mjaftonte vetëm gabimi me ekzekutimi­n e himnit, edhe ndjesa e kërkuar nga spikeri i stadiumit ka qenë gjithashtu një gafë. Në ato momente,

spikeri i stadiumit po kërkonte ndjesë për incidentin, teksa u bënte thirrje edhe tifozëve të ngriheshin për të respektuar himnin e Shqipërisë, por në vend të “Albanie”, spikeri tha fjalën “Armenie”, pra të Armenisë, duke ngatërruar kështu

edhe emrin e Shqipërisë.

Edhe në transmetim­et televizive u pa qartë që njëri prej anëtarëve të stafit të Kombëtares, më tej në prani edhe të Hamdi Salihit, ka komunikuar me arbitrin dhe më pas edhe me delegatin e ndeshjes. Ai është Erand Ibrahimi, një prej zyrtarëve që ka përfaqësua­r Shqipërinë në atë moment dhe ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” ka sqaruar çfarë ndodhi. Anëtari i stafit ka treguar bisedën me arbitrin e takimit dhe kërkesën e spanjollit për të vijuar ndeshjen, duke dhënë justifikim­in për çfarë ndodhi. “U vu himni i Andorrës dhe më pyetën: ‘A mund ta fillojmë ndeshjen sepse ishte vetëm një gabim teknik?’ Mirëpo u jam përgjigjur në mënyrë kategorike: ‘Absolutish­t që jo!’ Madje, jo vetëm kaq, por kam kërkuar edhe që të kërkohet falje publike në atë moment, pasi të vendoset himni ynë për atë gabim teknik që bënë. Isha shumë i qartë dhe i prerë në atë që kam kërkuar në atë moment. Më pas, edhe vetë zyrtarët e federatës franceze e pranuan se ishte një gabim, i cili u ndodhte për herë të parë. Megjithatë, për fat, u zgjidh shpejt”, shpjegoi zyrtari i federatës, Erand Ibrahimi, për “Panorama Sport” në lidhje me incidentin në fillim të takimit për mosekzekut­imin e himnit tonë kombëtar në start, por i ngatërruar me atë të Andorrës.

 ??  ?? Erand Ibrahimi duke biseduar me arbitrin e ndeshjes
Erand Ibrahimi duke biseduar me arbitrin e ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania