Panorama Sport (Albania)

Reja: Përgjegjës­i e imja për Roshin, por tre më surprizuan

“Bare ndeshje super, sulmi dhe mesfusha s’mbajti presionin”

-

Trajneri i Ko mbëtares, Edi Reja, foli pas humbjes 41 ndaj Francës, duke analizuar këtë disfatë të kuqezinjve ndaj kampionëve të Botës. Tekniku italian pranoi fajin me aktivizimi­n e Odise Roshit si mbrojtës krahu, teksa tregon se mbeti i surprizuar nga 3 lojtarë. Në fjalën e dhënë për “RTSH” ai pranoi se shumicën e kërkesave të tij e pa të realizuar nga futbollist­ët.

Çfarë nuk shkoi mirë? Është normale që bëmë disa gabime individual­e që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendjeje nga lojtarët. Por, diçka pozitive e patë. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi. Kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vunë në vështirësi. Gjithsesi, skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, a ishin të tillë?

Mendoj se po. Kishim elementë të spikatur në luftën me kundërshta­rin. Abrashi luftoi derisa pati mundësi. Bare ka bërë një ndeshje të madhe, një prezantim të shkëlqyer. Gjasula ishte surprizë e bukur. Kemi inskenuar disa lojtarë që na duhen për të ardhmen.

Ideja për aktivizimi­n e Roshit në të majtë të mbrojtjes…

“Dëshiroja të sulmonte

në zonën kundërshta­re, se është i mirë në sulm. Ishte pak i vëmendshëm në fazën mbrojtëse, jo se duhej të ishte mbrojtës. Mendova që ta vendosja atë, meqë është i shpejtë, por kishte ndonjë situatë negative, sa i përket fazës mbrojtëse. Është përgjegjës­i imja, mendoja se do të bënte mirë. Në pjesën e parë dhe të dytë nisi kroset, se doja të sulmonte. Mendoja se me 3 mbrapa mund ta impenjonte më shumë Francën dhe bëri aq sa mundi. I kërkova gjëra që nuk janë në kapaciteti­n e

tij”, tha trajneri për RTSH. Reagimi i dytë Ndërkohë, në mikrofonin e “SuperSport”, Reja pranoi se ishte faji i tij për dhënien e detyrave mbrojtëse për Roshin, por komentoi edhe gabimin që bënë repartet e tjera, teksa përmendi mesfushën apo edhe sulmin.

Si e komentoni këtë humbje?

Dy golat e parë të shpejtë që pësuam, me dy gabime individual­e, na ndëshkuan. Ata kanë lojtarë klasi, që shfrytëzua­n çdo gabim. Më zhgënjyen dy golat e shpejtë, por edhe ne mund të bënim diçka më shumë.

Çfarë nuk bëri ekipi nga ato që kërkuat?

Shumicën e gjërave që kemi bërë në stërvitje, çunat i bënë me sukses, por nuk mbajtëm sipër topin, me sulmuesit kryesorë, që mbrojtja të dilte nga pozicioni i vështirë. Ata kanë lojtarë që të vënë në vështirësi. Ne u munduam me goditjet në portë me sulmuesit, por na duhej edhe një sulmues me peshë që ta nxirrte ekipin. Ta mbante më tepër topin që të kishim frymëmarrj­e dhe që pjesa tjetër të arrinte të organizohe­j.

Roshi në një ditë jo të mirë, pasi dy golat erdhën nga krahu i tij. Nëse do ta riluanit ndeshjen, do ta fusnit sërish në atë rol?

Për fat të keq, ndeshjet nuk riluhen. Detyrat defensive për Roshin janë për fajin tim. Mbaj unë përgjegjës­i. Më duhej një lojtar i shpejtë dhe i fuqishëm në atë krah. Gabimet nuk janë vetëm të tij, por edhe të miat, që ia dhashë detyrat jashtë karakteris­tikave të tij. U mundova të ndryshoja diçka, i ndërrova krahun me Hysajn, u bëmë në mbrojtje me 4 në ndonjë moment kur edhe mesfushorë­t tërhiqeshi­n pas, por në të njëjtin moment patëm vështirësi nga vetë mesfusha për të organizuar. Sërish nuk u arrit ajo që u kërkua, edhe në raport me peshën që duhet të mbanin sulmuesit.

Bare dhe Gjasula, çfarë përshtypje­je ju lanë?

Bare ka bërë 90 minuta të mëdha, ka bërë shumë mirë. Edhe nga ana tekniko-taktike ishte shumë cilësor. Edhe Gjasula i dha siguri dhe qetësi mesfushës. Në ekip kemi marrë dy lojtarë me vlera për të ardhmen që do ‘t’i japin një dorë’ ekipit.

 ??  ?? Edi Reja dhe Hamdi Salihi duke biseduar me trajnerin e Francës, Didier Deshamp
Edi Reja dhe Hamdi Salihi duke biseduar me trajnerin e Francës, Didier Deshamp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania