Panorama Sport (Albania)

Mavraj: Mos e bëni dramë, na mungoi guximi

"Ata ishin shumë të fortë me topin në zotërim, mbrojtja..."

-

Është e kuptueshme që Shqipëria të vua jë ndaj Francës, por shumë nuk pajtohen me çfarë ndodhi në momentet e pësimit të golave. Gabime, mungesë përqendrim­i dhe në total një paraqitje larg ideales që vetë përfaqësue­sja na ka mësuar të tregojë, sidomos ndaj ekipeve të mëdha. Mirëpo, Mërgim Mavraj bën kapitenin. Po, i tillë del para mediave dhe nuk fshihet, por mbi të gjitha e mbron skuadrën.

MBROJTJA - Kapiteni ishte ndër të parët që e pranoi ballafaqim­in me median. "Vështirë që të analizosh ndeshjen direkt pasi përfundoi. Edhe në pjesën e parë kemi pasur disa situata dhe kemi pasur mundësi që ta qarkulloni­m më mirë topin. Ata na kanë lënë disi hapësira, nuk na bënë aq shumë presion përveç dy sulmuesve dhe duhet të kishim mundësi që të luanim. Besoj se golat e parë ishin gabime të thjeshta. Nuk ju jap të drejtë kur thoni që ishte kaq shumë zhgënjyese dhe nuk e di pse duhet ta lexojmë këtë ndeshje në mënyrë kaq radikale... E dimë të gjithë cila është Franca. Nuk është niveli ynë", tha Mavraj për "SuperSport". I pyetur për ndryshimet e dy kombëtarev­e nga periudha e Europianit deri tani, nëse ishte Franca më e fortë apo Shqipëria më e dobët, ai vijon: "Jeni shumë radikalë, nuk e di pse? Besoj se të gjithë faktorët luajnë rol. Franca nuk është siç ishte, apo edhe ne kemi skemë tjetër, kemi disa lojtarë të rinj, por edhe faktin që atëherë Franca nuk e ka njohur shumë mirë Shqipërinë, ndërsa tani e njeh shumë mirë dhe e ka përgatitur më mirë. Nuk është situata për të kërkuar fajtorin, pasi ka shumë gjëra që kanë rolin e tyre për të humbur 4-1 në Francë".

 ??  ?? Penalltia e ekzekutuar nga Sokol Cikalleshi
Penalltia e ekzekutuar nga Sokol Cikalleshi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania