Panorama Sport (Albania)

Hafizi: Shqipëri pa shpirt, jemi gjithnjë e në zbritje

- PËR TRAJNERIN

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, ishte kritik për skemën dhe zgjedhjet e trajnerit Edi Reja ndaj Francës. Në studion e "Kuq e Zi" në "SuperSport", Hafizi u shpreh se ekipi nuk bëri asgjë dhe se nuk kishte shpirt në këtë ndeshje. "Ne nuk kishim as shpirt, asgjë në këtë ndeshje. Si mund të merret një pikë në një vend si Franca? Armenia me të vërtetë humbi 3-1, por tregoi një shpirt ndaj Italisë, shënoi e para. Kjo është ajo që mund të marrë një indicie nga një ekip që është në rritje. Ne nuk po bëjmë rritje, por jemi në ulje, gjithmonë e më shumë", u shpreh fillimisht Hafizi, për të komentuar më pas edhe rolin e Odise Roshit si mbrojtës i majtë. "E thashë në fillim se kam dyshim te Roshi dhe Hysaj. Nëse do të luash në këtë mënyrë, duhen edhe lojtarët e tillë. Tre mbrojtësit e qendrës, djathtas dhe majtas, në veprimet mbrojtëse duhet të kenë një hapësirë për të bërë dublime. Po të kishim dublime, do të ishim më të sigurt. Me këtë sistem, duhen lojtarë të perfeksion­uar. Mavraj është për momentin jashtë loje. Me këtë skemë që luan Franca, pse duhet të luash me tre mbrojtës qendre? Një nga mbrojtësit duhet të hapet nga krahët, që ishin Lemar dhe Koman dhe vjen një nga mesfusha më poshtë. Mua më duket sikur nuk është studiuar mirë Franca. Skema ndryshon edhe në varësi të kundërshta­rit. Ne ishim përherë hapur, por më duket sikur nuk e kishim studiuar mirë. Edhe gjatë ndeshjes, ndryshohet skema. Edhe 5 minutat e para, pse duhet të rrijë strikt Reja? Do doja një humbje si të Armenisë ndaj Italisë, me 10 lojtarë, sesa si një humbje e tillë kur nuk bëjmë asgjë. Ne nuk luajmë mirë në sulm, por nuk luajmë as në mbrojtje. Asnjë repart nuk është pika jonë e fortë. Edhe mesfusha u çorganizua, sepse mbrojtësi i djathtë, Ismajli, luante me topa të gjatë. Një trajner që vjen nga Italia më mirë t'i mësojë të luajnë futboll se të luhet kështu. Edhe diçka që mund të kishim ndërtuar, më duket se po e prishim". "Kur je trajner i një ekipi kombëtar dhe ke kaq shumë diferenca me kundërshta­rë të tillë, je në qendër të vëmendjes. Ndonjëherë, ka disa përgjigje shabllone. Por, edhe sikur të mos shënoheshi­n dy golat e parë nga gabimet tona, ne nuk bëmë asgjë. Kjo është ideja, çfarë bëjmë ne. Gabimet janë pjesë loje, edhe do të bëhen. Por, edhe në 15 minuta nuk shkuam në portë. Organizimi i lojës ishte shumë i vështirë. Nuk kemi lojtarë që mbajnë topin. Si do ta pengojmë këtë kundërshta­r që është shumë më lart se ne? Nuk është e gjetur të thuash se humbëm se u falëm dy gola atyre. Nëse kemi fituar vetëm me Baren dhe Gjasulën e po mendojmë për perspektiv­ën, kjo është gjë tjetër", përfundoi Hafizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania